Edhe pse vëllai e tij e quante një njeri të qetë dhe që nuk kishte lidhje me armët dhe krimin, të tjera dëshmi dalin në lidhje me vrasësin e 58 personave dhe plagosjen e të paktën 515 të tjerëve në Las Vegas.
Mediat e huaja raportojnë se familja Paddock ka pasur probleme me ligjin edhe në të shkuarën. Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Padock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor, shkruan ‘Panorama’.
Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parash në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer.