Portalet shqip në Zvicër kanë dhënë detaje nga ngjarja shokuese e 21 marsit në qytetin e Bazelit, ku një banore 75-vjeçare masakroi me thikë një fëmijë 7 vjeçar kosovar.
Ndër të tjera gazetat zvicerane kanë publikuar një video të imamit Ardian Elezi, i cili thotë se gruaja 75 vjeçare nuk është e sëmurë mendore siç është paraqitur nga mediat dhe autoritetet.
Ajo që ka ndodhur, për Elezin, është një akt i pastër terrorist.
“Nëse ajo do të ishte e sëmurë mendore, do të kishte qenë në një repart psikiatrik. Pse ishte ajo jashtë, dhe jo në një institucion, nëse ishte e rrezikshme për të tjerët, për shoqërinë?” – pyet imami shqiptar i Bazelit dhe shton: “Në të vërtetë ajo është një terroriste, një kriminele”.
“Terrori nuk ka fe, terrori nuk ka kombësi, terrori nuk ka ngjyrë lëkure”, tha Elezi gjatë një ceremonie përkujtimore për vogëlushin e masakruar shqiptar, ku është regjistruar dhe videoja
Deklarata e tij ka ngjallur shumë polemika.
I pyetur nga Basler Zeitung, imami thotë se u qëndron fjalëve të tij dhe se mban çdo përgjegjësi ligjore për këto deklarime.
o.p. / dita




Rrespekte hoxh , un jam ateist por per te verteten qe thua te rrespektoj , bota ka nevoj per njerez qe thon te verteten.
a je i sigurtë që hoxhë erdogani thotë të vërtetën??
jo të gjithë të sëmurët psiqikë janë të mbyllur në psikiatri!!
ti si shqipo që je dhe që,mund të jetosh në shqipëri,e di fare mirë se sa të sëmurë psiqik ke rrugëve!sa njerëz ke që për një arsye a për një tjetër “tërbohen”,luajnë mëndsh!
unë mendoj se ky hoxhë thotë “të vërtetën” e tij për të ballancuar terrorizmin e ushtruar nga ekstremistë fetarë të anës,që mesa duket është dhe ai!!të paktën jo hapur!!
mua më lë këtë përshtypje!!
Tmerr . Nuk goditet me thike nje femije i vogel 7 vjec .
Kjo eshte pa emer..Per kete plake duhet nje denim kapital . Kemi te gjithe femije.