FOTO: Zbulohen katër vepra të panjohura të skulptorit Odhise Paskali

Elena Tase

Skulpturat e shkrimtarit, gazetarit, përkthyesit dhe piktorit të shquar shqiptar Odhise Paskali, janë krijime që janë vlerësuar që në kohën e realizimit, ku vihet në dukje edhe talenti i padiskutueshëm i tij  si skulptor i shquar i artit shqiptar.

Veprat e tij janë publikuar në gazetën e “Minerva” të vitit 1935.

“Këtu poshtë po botojmë katër vepra të ralla të skulptorit tonë Odhise Paskali bashkë me kokën e Luftëtari-t që sundon rrugën kryesore të Korçës.

       Medaljon i dhjetëvjetorit të triumfit të Legalitetit 

         Vepra Luftëtari

         Portret i zonjës N.N

     Portret i gazetarit Nebil Çika

 

Vepra Luftëtari

Shumica e madhe e njerëzve që e shohin monumentin e Luftëtarit në Korçë, nuk mund të mos ndjejnë sesa e përsosur është kjo vepër e Paskalit. Për të parë të gjithë bukurinë e një vepre skulpturore, duhet të dish të shohësh, me fjalë të tjera duhet të kesh një edukatë të mjaftueshme artistike.

Ekspresionin e fytyrës së Luftëtarit, në tërësinë e tij e shohim në fotografinë që botojmë këtu: syri i objektivit të fotografit – që në këtë rast është vetë Odhiseu – i ka kapur të gjitha hollësitë e këtij ekspresioni. Me të vërtetë, pa hijen që na shfaq fotografia, sytë e Luftëtarit nuk do t’ishin kaq  kaq dinamikë, dhe pa hijen që shihet nën hundë dhe nën buzë, fytyra nuk do ta kishte atë ekspresion të shqiptarit trim e vullnetplotë që është dhënë pas një ideali-Krijimin e Shqipërisë së Lirë e të Pavarur.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *