Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian në zonën e mbajtur nga rebelët në Aleppo, tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën, tek e panë në video sesi ai fshiu gjakun dhe blozën e trashë nga fytyra, shkruan “New York Times”.
Interesi që u zgjua ndaj 5-vjeçarit Omran i habiti doktorët që e kuruan, kurse fotografi që e bëri videon dhe shumë sirianë panë se bota vetëm sa e kishte zbuluar sesi fëmijët vuajnë çdo ditë, në një luftë që ka zgjatur përmbi 5 vjet.
Të shtunën, vëllai 10 vjeç i Omran, Ali, vdiq, nga plagët që mori gjatë të njejtit sulm. Kështu thanë mjekët.
Vdekja e Ali, që nuk solli të njejtin shpërthim në mediat sociale sa vuajtja e Omran, vetëm sa nënvizoi sesa shumë fëmijë siarinë janë duke vdekur në sytë e të gjithë botës.
Këtu janë imazhet e 7 fëmijëve të tjerë që janë trajtuar javët e fundit në spitalet e të njëjtës, zonë ku ishte Omran. Ato janë vetëm disa nga fotot e publikuara nga doktorët dhe të tjerë banorë në Aleppo në WhatsApp për gazetarët.


CMIMIN E PAGUAJNE FEMIJET SIRIANE, PER PERFITIMET E AMERIKES ME ANE TE PETRODOLLARIT.
THUAJENI EDHE KETE MORE MASKARENJ.