Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha është parë duke takuar kryetaren e LSI-së në sallën e Kuvendi. Ky veprim nga ana e kryedemokratit ndoshta mund të shikohet si një “ndjesë” ndaj LSI-së.
Sikundër shikohet në foto kreu i PD-së është para pranë grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke përqafur Kryemadhin përzemërsisht.
Ndërsa mësohet se pasi ka takuar kryetaren e LSI-së, ai është takuar dhe me Petrit Vasilin dhe deputetët e tjerë që ndodheshin në atë radhë.