Digjet një banesë nga zjarri në Durrës

Elton Tafaruci

Një banesë si dhe një magazine, në godinat e ish-zdrukthtarisë në Spitallë të Durrësit, janë përfshirë nga flakët.  Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Për të vënë nën kontroll flakët, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në objektet e tjera, ndihmuar edhe nga materialet e drurit, është dashur ndërhyrja e 6 automjeteve të zjarrfikësve të portit dhe qytetit.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme te konsiderueshme materiale.  Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *