Fotografia e Hoxhës, në vendin e duhur

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Dita, ju falenderoj për objektivitetin në pasqyrimin e realitetit. Më bën përshtypje reagimi i PD për foton e E. Hoxhës në festën e Çlirimit. O njerëz, duam apo nuk duam ne, ai është udhëheqësi i luftës, i njohur dhe nga Fuqitë e Mëdha. Sa për diktator, e kishte shpallur në Kushtetutë që ishte Diktaturë e Klasës Punëtore. Unë për vete nuk di të ketë vjedhur as valutë, as troje, as prona publike. Ai shtet nuk vriste natën e qante ditën. A. Dashi.

 

Share This Article
1 Comment
  • O tempora, o mores! Tani të gjithë dallkaukët i lejojnë vetes të japin mendime mbi njërin apo tjetrin, duke e bërë edhe djallin engjëll.
    Vetëm budallenjtë e dinë që Enver Hoxha nuk ka vjedhur as troje, as valutë, as prona publike. Në dukje Enveri nuk vidhte. Por këta qyqarë, që e kanë kavitetin cefalik të zbrazur nga materia gri, nuk e dinë se ajo monstër nuk kishte ç’vidhte, sepse i kishte të gjitha të vetat edhe pse nuk ia kishte lënë i ati. Ishin puthadorët trutharë e kriminelë, si ky, që nga çmendina ka dërguar këtë SMS, të cilët ia kishin mundësuar atij këtë, duke i shërbyer si ujq të uritur që ushqeheshin me mishin dhe gjakun e mijëra shqiptarëve të burgosur dhe të internuar, jeta e të cilëve nuk vlente asgjë përpara pushteti të kryekriminelit, kryehajdutit dhe kryemaskarait të quajtur Enver Hoxha.
    Kur do mësoni mor të mjerë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *