Kisha e vogël e Shën Palit në Rodos të Greqisë i ka ndaluar të huajt që të martohen në këtë vend, pasi një çift pozoi në një foto aspak të zakonshme përpara këtij vendi.
Fotografia guxuese e çiftit britanik Matteth dhe Carly Lunn, ku simulonin sikur gruaja kryente një akt seksual tek bashkëshorti i saj i ri u postua Facebook, pak momente pasi ata ishin martuar. Miqtë e tyre i cilësuan ata “legjenda”, por krerët e kishës greke nuk ndanë të njëjtin mendim.
Ata thuhet se u shprehën të revoltuar me këtë imazh, duke marrë vendimin për t’ia ndaluar çifteve të huaja që të martohen në këtë vend të shenjtë, vendim ky që sipas britanikes “The Independent” ka vënë në mëdyshje tashmë fatin e qindra çifteve që kishin planifikuar të martoheshin atje.

“Ne jemi grekë dhe i duam traditat tona dhe shenjtërinë e vendeve tona fetare”, tha Giorgos Eleftheriou, shef i komunitetit atje për “The Times”: “Ne nuk mund të lejojmë këtë sjellje të neveritshme që të prevalojë”.
Ndërsa një banor i zonës tha se pasi historia ishte publikuar në mediat britanike, ajo ishte pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke.

“Ndonëse ishte një akt i simuluar, ata e përjetuan si sfidë ndaj kishës. Situata ishte e tillë që prifti i zonës, kisha dhe kryebashkiaku nuk patën zgjidhje tjetër, përveçse të ndalonin martesat në këtë vend, 99 përqind e të cilave janë britanike”.
Banorët në Rodos janë shprehur të rebeluar nga kjo foto e çiftit dhe duan që këta të fundit të kërkojnë falje publike.
Por çifti Lunn, duke folur përpara se autoritetet greke të ndalonin martesat në këtë vend thanë se bëhej fjalë për një shaka dhe se kishin pritur që të merrnin shumë reagime argëtuese nga njerëzit.

Shaka mund te bejne vetem greket me eshtrat e Banoreve shqiptare ne Shqiperi,qe t`i shesin per ushtare greke.qe Te ARGETOHEN ME VARREZA GREKE NE SHQIPERI.