Fotografia që po “shkatërron” Gjermaninë

Dita

Gjermania u mposht të dielën nga Meksika dhe tanimë, kampionët në fuqi të botës janë vendosur në optikën e analizuesve ndërkombëtarë sportivë.

Një ndër futbollistët e kombëtares gjermane, Julian Brandt është bërë së fundmi pre e mediave gjermane.

Pas ndeshjes, ai është kapur duke bërë një “selfie” me një djalë të vogël, por mesa duket, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak mediave vendase.

“Gjermania nis me këmbë të keqe Botërorin dhe Julian Brandt mendon si e si që të qeshë përpara celularit të një tifozi. Kur të gjithë po shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me kokën ulur dhe të zhgënjyer nga rezultati, Julian është në gjendje që të qeshë”, ka shkruajtur “Bild”.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Gjermanet kane nje te mire te madhe qe nganjehere kethehet ne nje te keqe edhe me te madhe:

    “I marrin te gjitha gjerat shume seriozisht”.

  • Kampionati Botror nuk esht luft mer vlla. Une jam tifoz me gjermanet, po nuk shikoj asgje te keqe ne ket histori. Kampionati Botror eshte festa e futbollit. Eshte eveniment qe bashkon gjithe racat, kombet dhe kulturat, pamvaresisht kush fiton. Gjermanet jane komb vital, po kta gazetaret paskan mbet mbrapa shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *