Fotografitë e Shqipërisë që do të bëjnë xhiron e botës

anazapta

Bukuritë e Shqipërisë do të promovohen për herë të parë  në mënyrë digjitale kudo në botë. Fotografitë më të mira të përzgjedhura në konkursin e fotografisë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, British Council në Tiranë dhe Ambasada Norvegjeze do të përmblidhen në një katalog, i cili do t’u shpërndahet falas përfaqësive diplomatike në botë.

Promovimi i bukurive të natyrës shqiptare bëhet në kuadër të iniciativës #ColoursofAlbania, e cila synon që përmes fotografisë dhe rrjeteve sociale si Instagram, Facebook, Twitter, etj, të përcjellë në botë imazhin e bukurive të natyrës shqiptare, që Shqipëria të bëhet destinacion për investime dhe për turizëm.

Fituesi i konkursit “Colors of Albania” është Nëntor Oseku nga Kosova. “Stafi Colours of Albania bashkë me anëtarët e Jurisë dhe stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë foton time e kanë shpallur foton më të mirë të këtij konkursi”, shkruan Nëntori në “Facebook”. /Shekulli/

 

VOPz99Pl
Fotografia futuese

cYASVCnl mSC1hh0l v06AjjAl

Share This Article
6 Comments
  • MOs mashtroni …Boll me moret te huajt ne qafe …psenuk nxirni fotot e palzheve te qelbura ete shurosura ……….Cseshte kjo krenari esemure ………Jo asgje nuk meritojme …….Vendin ebejne njerzit ,nuk ebejne nje cope det ,e nje maj mali …….Ketu eshte fatkeqesi ..te jetosh .jo me te pushosh .Tregoni realitetin ……..Cna duhen keto foto ..kur pislleku eshte ulur kembekryq ,kur cmimet jan etavan ,..kur sherbimi eshte parahistorik ……

  • Keto komente duhen marre ne konsiderate nga ana e qeverise e vecanerisht nga Ministria e Turizmit.Nuk jane komente dashakeqe por komente qe ndihmojne ne krijimin e nje ideje te sakte per situaten,pasi personat pergjegjes kur shkojne me pushime kane trajtim te vecante e nuk e kuptojne gjendjen.Respekt per lexues e komentues te drejte!

  • e dime gjith diten qe shqiperine e kemi te bukur por njerezit lene per te deshiruar sherbimi pastertia cmimet ke te qash me pare

  • Shqipria skandal total .Mjaft me komente Shqipria kshtu Shqipria ashtu por ti grahim punes se me llafe nuk ndryshojm gje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *