Fotografuan në morg trupin e Emiliano Sala, arrestohen dy persona

Elena Tase

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi publikuan në rrjetet sociale dhe mediat online trupin e Emiliano Sala.

Sipas “The Independent” në pranga kanë rënë një burrë 62 vjeç dhe një grua 48 vjeçe, ata fotografuan mbetjet e trupit të Sala pa autorizim duke i shpërndarë ato në internet.

Emiliano Sala vdiq si pasojë i një aksidenti ajror pak muaj më parë, ndërsa trupi i tij u gjet mes mbetjeve të avionit në ishullin Guernsey në 6 shkurt. Ndërkohë trupi i pilotit ende rezulton të jetë i zhdukur.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *