Inxhinieri Edmond Tafa ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Elbasan, Artur Guni.
Tafa ishte mjaft i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të profesionit të tij. Guni e ka përshkruar inxhinierin Tafa si një mik e një qytetar të denjë të Elbasanit.
“E pabesueshme largimi yt , kaq i shpejtë nga kjo jetë !
Edmond Tafa , ky njeri qe gjithë kohën perhapte energji pozitive ndaj atyre qe e rrethonin , nuk do te jete me midis nesh !
Ne humbëm nje shok , nje mik , nje qytetar të denje të Elbasanit !
Kjo eshte fotoja e fundit, para se te semurej nga Covid , e NE shoqëria, nuk mund ta besonim se kjo semundje mund të të mposhte ty Mondi, e kjo do të ishte hera e fundit , që do të shihnim !
Ngushellime familjes dhe gjithë të afërmëve. R.I.P. MOND TAFA“, ka shkruar Guni.

h.b/dita

Ngushellime familjes