Fotoja e Madonës provokon fansat

anazapta

Madona di gjithmonë të provokojë në performancat e saj, por edhe për mesazhet paqësore që përcjell në forma të ndryshme. Një postim i fundit në Instagramin e saj është kritikuar nga fansat.

Fotoja, në të cilën Madona shfaqet mes dy balerinëve, të cilët në trup kanë të vizatuar dy simbolet e hebraizmit dhe myslimanizmit, e ka vënë këngëtaren në shënjestër të kritikave të ndjekësve.

Këngëtarja 55-vjeçare shkruan ngjitur me foton: “Jo ndarjeve. Gjaku i të gjithëve ka të njëjtën ngjyrë” – Ndaloni luftën, paqe në Lindjen e Mesme.

Por pavarësisht mesazhit paqësor të Madonës, konflikti mes fansave ka shpërthyer në hapësirën virtuale.

Ndërkohë, në një tjetër postim të mëvonshëm, Madona  ka kërkuar ndalimin e zjarrit nga të dy palët. “Ndaloni zjarrin në të dy anët e kufirit. Fëmijët e Gazës kanë nevojë për mbështetje”, shkruan ajo, duke postuar një foto, ku shfaqet një pëllumb me fjalët paqe në anglisht, hebraisht dhe arabisht.

dove
 

Share This Article
2 Comments
    • Madona idolja eme e ka kap izrealitn prej boleve.
      Te kisha un ne vend te saj do e kisha kap prej fyte .
      Si Hamasi njashtu si Ushtria izrealite nji MUT jan po çfaj kan kalamojt e vegjel qe i vrasin keto kriminela.
      Ne vitin 2014 te shikosh skena te tilla osht çmenduni.
      Stop Dhunes dhe denim ne Hage KRIMINELAVE izraelit dhe palestinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *