Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fotoja e ndaluar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Fotoja e ndaluar
Komunitet

Fotoja e ndaluar

anazapta
Published March 13, 2013
Share
SHARE

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, është futur në telashe për shkak se ka përqafuar nënën e presidentit të ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavez, i cili vdiq në javën e kaluar pas një beteje me kancerin.

Ahmadinejad është kritikuar ashpër, pas fotografisë së publikuar, ku ai shihet duke i mbajtur duart Elena Friasit, nënës së Chavezit, gjatë kohës sa e ngushëllonte atë në funeralin që u zhvillua më 8 mars në Karakas.

Fotografia e diskutueshme, është postuar në disa faqe informative të internetit në Iran dhe është përhapur në mediat sociale në masë të gjerë. Aty shihet Frias e përkulur mbi Ahmadinejadin, ndërsa të dy shtrëngojnë duart dhe duket se qajnë.

Sipas rregullave islamike të aplikuara në Iran, burrat dhe gratë që nuk janë në lidhje nuk lejohet të preken.

Zyrtarët iranianë dhe diplomatë shpesh përkulen në vend se të shtrëngojnë duart me femrat e huaja që mbajnë poste zyrtare.

Disa ligjvënës konservatorë e kanë kritikuar Ahmadinejadin në lidhje me fotografinë, duke thënë se ai ka shkelur normat islamike.

Ligjvënësi Mohammad Mehdi Pourfatemi tha se klerikët e lartë duhet ta dënojnë sjelljen e Ahmadinejadit dhe të mos lejojnë atë të bëjë veprime “anti-islamike”, si t’ia ketë qejfi atij.

Një tjetër deputet, Mohammad Dehghan, nuk ia ka përmendur emrin presidentit iranian, por ka thënë se sjellja e “një zyrtari të lartë të qeverisë” nuk ishte dinjitoze.

Ahmadinejad nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve për fotografinë apo parashikimeve të tij se Chavez do të ringjallet së bashku me Jezusin dhe Imamin e Fshehtë(Mehdi).

Megjithatë, deputeti Hojatoleslam Mohammad Reza Mirtajedini, i cili udhëtoi për në Karakas me Ahmadinejadin, mohon se presidenti e ka përqafuar nënën e Chavezit.

“Ata e kanë ndryshuar fotografinë, andaj është interpretuar në këtë mënyrë”, tha ai. “Nuk ka pasur përqafime”.

Ai shtoi se Ahmadinejad po përpiqej që të mos i lëndonte ndjenjat e nënës së Chavezit, e cila, sic tha ai, iu ka referuar Ahmadinejadit si “djalit të saj”.

Ai tha se Frias ishte shumë e prekur dhe u përpoq që t’ia mbante dorën Ahmadinejadit, por se presidenti iranian i ka tërhequr duart e tij.

Ndërkohë, dënimi i mesazhit ngushëllues të Ahmadinejadit me rastin e vdekjes së Chavezit po vazhdon.

Në mesazhin, i cili ishte postuar në faqen e tij në javën e kaluar, Ahmadinejad tha se ishte i sigurt se Chavez “do të kthehej”, së bashku me Jezu Krishtin dhe Imamin Mehdi, që sipas besimtarëve shiitë gjendet i fshehur dhe do të rishfaqet një ditë për ta sjellë drejtësinë në botë.

Disa klerikë dhe ligjvënës thanë se termat e përdorur nga Ahmadinejad nuk ishin “të përshtatshëm”.

Kleriku i krahut ekstrem, Ahmad Khatami tha në predikimet e tij, gjatë lutjeve të së premtes në Teheran, se presidenti mund të kishte dërguar një mesazh diplomatik pa “hyrë në çështjet fetare.”

Më 9 mars, Ajetollah Mohammad Yazdi, një anëtar i Kuvendit të Ekspertëve, e këshilloi Ahmadinejadin,  që të përmbahej nga komentimet mbi çështjet fetare.

Raundi i fundit i kritikave kundër Ahmadinejadit vjen në mes të luftës për pushtet midis presidentit dhe kundërshtarëve të tij të fuqishëm konservatorë, të cilët janë të lidhur me liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Mandati përfundimtar i Ahmadinejadit si president mbaron në gusht. (REL)

anazapta March 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?