Kjo foto ka shumë dimensione këndvështrimi dhe është më e bukura në botë nga fotot e jetës së egër.
Dy dhelpra, siç edhe duken, njëra ka fituar dhe tjetra ka humbur. E njëjta specie, megjithatë kur flitet për ekzistencë, lufta duket se nuk e njeh këtë.
Fotoja në fjalë është shpallur fituese për “fotografinë më të mirë nga jeta e egër” dhe BBC-ja e ka thuajse në faqen kryesore lajmin.
Fotografia është bërë nga një fotograf amator në një park në Kanada.
“Është fotoja më e mirë që kam bërë. Është simetria e kokave, trupave dhe bishtave- madje edhe shprehja e fytyrave”, thotë fituesi Don Gutoski për BBC.
Juria e shikon më në thellësi foton. Kathy Moran thotë se mesazhi është i fortë dhe i qartë; ndryshimet klimaterike në glob. Dhelpra e kuqe e ka kapërcyer kufirin e saj, duke shkuar drejt Arktikut, atje ku jeton dhelpra e bardhë.
“Ndërkohë që bota po ngrohet, dhelpra e kuqe po ngjitet më sipër në veri, në territoret e pushtuara nga dhelpra e Arktikut dhe ne shohim gjithmonë e më shumë të tilla tensione”.
Gara ishte shumë e fortë, pasi në të morën pjesë nga 100 vende të botës, ndërsa u dërguan 42 mijë fotografi. /Dita/

Faktet deshmojne se kjo s’kene ndoth edhe me njerzit, do te thote qe s’eshte vetem per jeten e eger,por edhe per ate njerezoren,apo jo?
GOJET E LIGA THONE SE NGROHJA E MOTIT ESHTE FENOMEN ARTIFICIAL.