Fotoja hit në rrjetet sociale, mbi 4 milionë klikime

anazapta

Ajo që duhej të ishte një foto e zakonshme familjare është bërë hit në rrjet ditët e fundit. Bashkëshortët Steve dhe Elizabeth Cramer kishin vendosur të bënin një foto me dy fëmijët e tyre, 4 vjeç dhe 6 muajsh, por në momentin e fundit, gruaja pengohet në rërë dhe fëmija i vogël i bie nga dora.

Fotoja është shkrepur në plazhin San Clemente, në Kaliforni, në gusht. Por publikimi në Facebook e ka shndërruar atë në një “hit” të vërtetë. Pasi është marrë nga rrjeti social Reddit, fotoja është klikuar 4 milionë herë.

Fotoja nuk i ka shpëtuar modifikimit karakteristik për rrjetet sociale, ndërsa Steve Cramer është ftuar në emisionet e mëngjesit disa herë. “Mund të përfundonte keq, por gjithçka u mbyll mirë. Sa herë që e shoh, duart nisin të më djersijnë”, thotë ai.

ok

Share This Article
2 Comments
  • “Pastrova” edhe vete tasten nga djersitja, nga sikleti qe provova, kur pashe pamjen e dyte. M’u kujtua alarmi i nje nëne te re kosovare, kete verë ne plazhin e Qerretit te Kavajes, kur i thane se i kishte humbur djali, si nja dhjete vjeç. S’kisha pare ndonjehere sy e fytyre te tille, qe ne cdo pejze leshonin alarmin, qe i zerzeloj te gjithe ne, qe iu vume ne kerkim te djalit, qe fatmiresisht u gjet disa minuta me vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *