Fotoja ikonë: Nuk mund të marshoni këtu!

Elton Tafaruci

Më 1 maj, në qytetin suedez Borlaenge, marshuan rreth 330 anëtarë të grupimit të ekstremit të djathtë, Nordiska.

Në prag të marshimit, në qytet ishin mbledhur gazetarë, kuriozë, por edhe disa protestues.

Pastaj ishte edhe Tess Asplund.

Ndërsa nazistët po parakalonin në qytet, befas aktivistja 42-vjeçare u doli përpara.

Ajo ngriti grushtin përpara tyre.

Nga njëra anë një grua e vogël me lëkurë të zezë.

Nga ana tjetër, meshkuj të bardhë me këmisha të bardha dhe kravata të gjelbra.

Fotografi David Lagerlof fiksoi këtë moment.

Fotoja është kthyer në ikonë.

Ajo është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.

“Ishte një impuls,” tha suedezja për gazetën Guardian.

“Isha e zemëruar, po mendoja, ata nuk mund të marshojnë kaq lehtësisht këtu”.

Për Aftonbladet, ajo tha se këtë gjest proteste e ka kopjuar nga Nelson Mandela dhe e përdor prej 26 vitesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *