Fotoja e një gjyshi të lënë vetëm ka prekur zemrat e mijëra personave në internet. Ai kishte shtruar një darkë për 6 nipërit dhe mbesat e tij, por vetëm njëra i erdhi.
Foto është publikuar nga mbesa e vetme që kishte shkuar në atë darkë. Kelsey Harmon kishte parë gjyshin e saj të ulur në tavolinë dhe vështronte sanduiçin e tij, i cili ishte një nga 12 që kishte përgatitur për të kaluar një darkë me njerëzit e dashur.
Mbesa tregon se zemra e gjyshit të saj ishte bërë copë, pas refuzimit të ftesës nga nipërit e tjerë.

