Fotoja prekëse: Veterani misterioz trondit internetin

Elton Tafaruci

Me gjoksin e mbushur me dekorata, me një tufë lulesh në dorë, ky veteran fshin lotët teksa parakalon në një paradë.

Fotoja e tij ka çmendur rrjetin, ndërsa janë të shumtë ata që thonë se kanë qarë kur e kanë parë foton.

Por si është historia e tij?

Një faqe shkruan se ai është i mbijetuari i fundit i një grupi që luftonte në Luftën e Dytë Botërore.

Për shkak të sfondit të fotove, mendohet se ai është rus.

Por a është kështu?

BBC ka pyetur një ekspert rus.

Igor Sutyagin thotë se burri në fjalë duket sikur është rreth 75 vjeç në foto.

“Mosha minimale për të hyrë në Ushtrinë e Kuqe ishte 17 vjeç. Prandaj në këtë paradë të vitit 2007 ai mund të ketë qenë 79 vjeç, nëse ka hyrë në ushtri në moshën 17-vjeçare”.

Por ai mund të kishte hyrë në ushtri edhe në moshë më të re.

“Mund të ketë hyrë në ushtri edhe në moshën 13-vjeçare, nëse ishte nga Bijtë e Regjimentit”.

Në radhët e Ushtrisë së Kuqe kishte fëmijë jetimë, që luftonin në krah të të rriturve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *