Fotoja që bëri xhiron e botës

DITA Online

 

Edison Cavani shënoi dy golat e fitores 2-1 të Uruguajit ndaj Portugalisë mbrëmjen e së shtunës.

Por, nuk ishte e thënë që sulmuesi i PSG ta mbyllte ditën i lumtur, pasi në minutën e 74 të ndeshjes doli nga fusha e lojës i dëmtuar.

Në momentin që po dilte duke çaluar, Cristiano iu afrua menjëherë dhe e ndihmoi që të largohej nga fusha.

Edhe pse ndeshja ishte më e tensionuar se kurrë, të dy futbollistët treguan se nuk e kishin harruar sportivitetin.

Fotoja bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe të mediave botërore, ku mbi të gjitha theksohej sportiviteti i Ronaldos, që edhe pse ishte duke humbur bëri një veprim fantastik që shkon përtej rivalitetit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *