Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar masivisht pas postimit të një fotografie nga grupi The Homeless Street Cafe në Facebook.
Bëhet fjalë për fotografinë e një djali të vogël irlandez, i cili shfaqet në fotografi duke ngrënë atë që është darka e tij në një cep të rrugës mbi një copë kartoni.
Fotoja u postua nga një grup vullnetarësh, të cilët ashtu si emri i tyre nënkupton –Kafeneja e rrugës për të pastehët – ndihmon të pastrehët.
Së bashku me foton e djalit, Sam-it, të veshur me uniformë shkolle u postuan edhe këto fjalë: “Ky imazh mbeti në mendjen e gjithë grupit sonte. Është e gabuar dhe shqetësuese, por po ndodh dhe po përkeqësohet çdo javë… Sam është 5 vjeç dhe ai po hante darkën e tij në një copë kartoni. Si mund ta pranojmë këtë?”.
Postimi ngjalli keqardhje të madhe për djalin dhe zemëratë për situatën e tij, jo vetëm në Irlandë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkomëtare, fotoja është ripostuar mbi 6 mijë herë dhe ka marrë me mijëra komente.

e.ll./dita

o Dita, ci keni keto artikuj!
Po per femijet ne Tirane qe jane me qindra dhe qe enden rrugeve??
vilo
problemi se këta të tiranës nuk i nxjerr kush në foto dhe për më tepër askush nuk klikon!!
pastaj sa miliona të tillë ka në botë!!që nuk kanë as karton e as të hanë!!
lëri mor këta gazekarucër që jetojnë jashtë çdo realiteti!
shiko shkrimet, “aksidentohet vëllai i ish deputetes”!!
çlidhje ka vdekja e dikujt me ish deputeten që përveç ngritjes së kartonit nuk e ka njohur kush??