Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për kontrabandë me naftën.
Policia e Durrësit përmes operacionit të koduar “Roja”, ka arrestuar Asqeri Zeqo 65 vjeç, roje pranë një firme private në Shkozet, si dhe Indrit Tafa 45 vjeç, pronar i një gomisterie, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimit dhe verifikimit të veprimtarisë së tyre kriminale, ku u konstatua se për një periudhë kohe, Asqeri Zeqo, ka vjedhur lëndë djegëse (naftë), në mjetet e firmës ku punonte dhe më pas e shiste me një çmim më të ulët, në një gomisteri, pronar i së cilës ishte Indrit Tafa.
Në cilësinë e provave materiale atyre i’u gjetën dhe i’u sekuestruan:
