Dita e Verës është festuar me aktivitete të shumta në Tiranë.
Mijëra persona i’u drejtuan Bulevardit Dëshmorët e Kombit ku nuk mungonin aktivitetet për argëtimin e fëmijëve.
Por prindërit e një fëmije duket se nuk kanë qenë aq të kujdesshëm.
Vogëlushi u shkëput nga prindërit dhe u gjet i vetmuar nga një polic i Bashkisë së Tiranës.
Pasi e mbajti në krahë, fëmijën e zë gjumi.
Fotoja është fiksuar nga gazetarja Alma Çuka që e ka shoqëruar foton me një koment:
“Festa e Verës nuk solli vetëm gëzim…ky fëmijë kishte humbur dhe teksa qante në Bulevard mes turmës së qytetarëve që lëviznin në kahe të ndryshme, një punonjës i Policisë vrapoi dhe e mori në krahë..Veprim për tu përshëndetur…Fëmija u qetësua dhe e zuri gjumi në krahët e policit, i cili me pas u fut në makinë..në pritje të prindërve që në këtë rast janë treguar të pakujdesshëm…Një këshillë për të gjithë prindërit që dalin me qëllimin e mirë për të festuar…Mos largoni në asnjë moment vëmendjen tuaj nga engjëjt…”.- shkruan gazetarja.
