Fotolajm: Gomari i dytë në Tiranë…

Dita

Para një muaji, një gomar i vetmuar u bë personazh i rrjeteve sociale teksa guxoi të zbriste deri tek lulishtja përpara Piramidës, anash kryeministrisë.

Ndoshta bari gjenetikisht i modifikuar i lulishtes bëri që kafsha e gjorë të sëmurej e të binte shtrirë, derisa disa aktivistë vendosën ta transportojnë drejt Arbanës. Ky në foto, është gomari i dytë që kuturis të zbresë në asfalto-betonin e kryeqytetit, megjithëse këtë herë vendndodhja edhe shumë më pranë habitatit të tij të mundshëm.

Kafsha është fotografuar pranë kopshtit zoologjik, në nënkalimin e ri të është bërë pranë liqenit të Tiranës. Për më tepër, këtë herë dikush ka marrë masa duke e mbështjellë krijesën me njëfarë mushamaje për ta mbrojtur nga i ftohti dhe shirat.

Por ajo që duhet të marrë masa e para për zhvendosjen e gomarit, është policia rrugore, sepse në atë segment aksidentet e makinave me kafshën e shkretë mund të rezultojnë fatale për të dyja palët. / DITA

 

bfd839f1-cfff-44cb-8ec7-ad25e013b722

1

Share This Article
10 Comments
  • Gomari paska zbritur ne qytet pasi ka marre vesh se ne Kryeministri dhe neper ministri ka shume shoke dhe ka dashur te kete shoqeri sepse eshte merzitur vetem.

  • NE GOMERET I KEMI NE MES TE PARLAMENTIT, CFARE PROBLEMI KA SE DOLEN EDHE NE RRUGE.

    LAJME PA LIDHJE, OPIUM PER MILETIN.

    POPULLI SHQIPETAR DO DREJTESI.

    • Ky do te jete kryeministri i ardhshem i Shqiperise .Do ts beje detyren me mire dhe me me ndershmeri se njethundraket qe kemi pasur dhe kemi. Por ka nevoje i shkreti per pak lobim nga Podesta ose Sorosi. Nuk i hapin rruge kollaj njethundraket tane. Nuk i kane qejf hic zgjedhjet dhe votimet demokratike .Suksese gamori i fotos !

    • Ky gamor do te jete kryeministri i ardhshem i Shqiperise .Do ta beje detyren me mire dhe me me ndershmeri se njethundraket qe kemi pasur dhe kemi. Por ka nevoje i shkreti per pak lobim nga Podesta ose Sorosi. Nuk i hapin rruge kollaj njethundraket tane. Nuk i kane qejf hic zgjedhjet dhe votimet demokratike .Suksese gamori i fotos !

      • Ky gomar eshte sinonimi i popullit Shqipetar qe pellet naten e hesht diten ,se nuk ka kohe duke u marr me komentet e shtypit z.Zajmi!Sa per versionin qe hedh nuk eshte me vend e pa vizion sepse Ai(gomari)eshte ne post edhe me te larte se kryeminister,ndaj nuk ma mer mendja qe te beje budallalikun e Bamkes qe pasi arriti majen me te larte te karieres u be kryetar partie!besoj se nuk ke ndonje kondeshti!

  • Eshte i merzitur sepse nuk e lejojne te kandidoj per kryetar te PS. Per inat te tyre do te shpallij kandidaturen per President nga Partia e Skender Gjinushit.

  • Gomari ka muaj qe rende rrugeve te Tiranes per te marr te zone por nuk e lejojne te shkoje tek SHQU.pi,ndaj edhe ai kerkon ti gjeje anen te zotit!Ai ka ardhur nga Viçidoli e kur e pyesin se per sa dite ke udhetuar u pergjigjet:Ne fakt Ishim dy ,por qe kur Sadija erdhi e rembeu “pelen” une s’kam rruge tjeter veçese te vije prane tim zot!Kur e pyeten te zot se perse nuk e merr gomarin ai u pergjigj;E kam nje ne shtepi e s’mund tti beje dy se do fillojne te pellasin njehesisht e do shqetesojne edhe vendet fqinje e jo me teritorin Shqipetar!Po ta shikoni me vemendje kete gomar ai fshihet diten(se behen dy ne rruge) e del e kerkon ta takoje naten te zotin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *