UPDATE – Aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5 nuk i ka shpëtuar as shkolla “Kristaq Rama”.
Për rreth 15 vite ky objekt arsimor i ka shpëtuar çdo fushate dhe ndërhyrje nga ana e bashkisë apo të qeverisë.
Sa herë flitej për ndërhyrje dhe lirimin e hapësirave publike, sfida e madhe për të gjithë ishte lirimi i trotuarit që kjo shkollë ka uzurpuar në zonën e Komunës së Parisit.
Ndërhyrja e bashkisë aty u pa nga qytetarët edhe si një bankë prove për kryebashkiakun Veliaj, të cilën me sa duket ai e ka kaluar me sukses.
Siç shihet edhe nga fotot, ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka detyruar prishjen e ndërtesës, e cila ka nisur te cmontohet nga kati i dytë i shteses mbi trotuar.
Eshtë dita e gjashtë e aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në Njesine 5.
Aksioni është i ndarë në tre faza, ku fillimisht bëhet prishja e hapësirave të zëna, pastaj bëhet rehabilitimi dhe në fund Bashkia e Tiranës bën rikualifikimin e zonës në funksion të banorëve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të administratorit të njësisë Bërzhitë, Refik Velia, foli mbi rastin e shkollës “Kristaq Rama” në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
“Shkolla ‘Kristaq Rama’ është duke u çmontuar si ndërtim pa leje në Tiranë. Një shkollë e cila mbante emrin e artistit të madh, por e keqpërdorte atë si licencë për të zaptuar hapësirën publike, siç është trotuari i rrugës te ‘Komuna e Parisit’”, deklaroi sot Veliaj.
Ai theksoi se me të mbaruar aksionin e lirimit të hapësirave të zënë publike në të gjitha njësitë e Tiranës qytet, bashkia do të vijojë me aksionin e ligjshmërisë edhe tek njësitë e tjera.
“Prishja e asaj godine tregon se jemi të vendosur që të mos bëjmë asnjë lëshim dhe për të mos pasur asnjë tolerancë, pavarësisht se në çfarë ujërash dikush e kamuflon paligjshmërinë e vet. Kjo do të vlejë për të gjithë territorin e Tiranës, përfshirë edhe për Bërzhitën”, theksoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga administratorët që të bëhet një inventar i të gjithë paligjshmërive dhe nevojave për investime, për t’u siguruar që në buxhetin e ri të përcaktohen investimet për të cilat kanë realisht nevojë njerëzit.
Më tej, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se Fondacioni Amerikan ka marrë përsipër për ta shndërruar në pikë turistike shpellën e Pëllumbasit, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit rikonstruksionin e rrugës.
Lidhur me aksionin qytetar për pastrimin e Tiranës në 4 shtator, Veliaj kërkoi që administratorët të jenë në krye të shtabeve për pastrimin e zonave të tyre.
“Duhet të bëjmë maksimumin që, teksa afron ajo datë, njerëzve t’u tregojmë se po bëjmë maksimumin, por megjithatë na duhet edhe ndihma e tyre. Gjatë kësaj kohe duhet të piketoni zonat e ndotura”, tha kreu i Bashkisë.





Pune e bukur. Te besh riparimet e nderteses me paret e shtetit.
Keta na marrim per budallenj 24 karat !
Jo mor jo!
Nuk po ben riparimin e nderteses me paret e shtetit.
Jane punetore qe paguhen nga vete zaptuesit e hapesires.
Po nuk tu besua,bej nje xhiro nga ajo shkolle dhe do e shohesh.
Urrrrraaaaaaaa! Rrofte Pushteti Popullor! Shoke! Na nxorret mallin e atyre viteve te lavdishme. Falemnderrit!
Përgjigjjuni
Po sa i qute paska qene!!!Me nje cope emer bllokoi trotuarin !Te lumte Velia,Vazhdo aksionin edhe sikur emrin e babes tat te vene zaptuesit!
Keshtu vazhdo, Erjon. Duhet te marre fund tallja me ligjet.
NUMURI FANTASTIK 233
Pak dite me pare Erjon Veliaj publikoi listen e perfituesve te banesave shoqerore me 242 emrat, tipologjine dhe pagesen perkatese.
Ne te vertete lista permbante vetem 241 emra, mungonte “perfituesi/perfituesja” me numurin rendor 233 !
Te kete fshehur emrin e Matilde Makoçit apo te Shqiponje Veliajt ?
BRAVO ERJON!
THJESHT TE LUMTE
KI PARASYSH QE NESE DEGJON ZERIN E QYTETAREVE ASGJE NUK PER TE TE BERE ZERI I DY TRE ANALISTEVE APO DY TRE ANONIMEVE NEPER WEB.
BRAVO DHE BRAVO SERISH!
NGA NJE BANORE E KOMUNES SE PARISIT
SHKOLLA KRISTAQ RAMA ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES
Kjo shkolle tregon per korrupsionin enveristo-komunist qe ka kaluar shtetin tone qe kur Enver Hoxha implementoi MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe i shkruajti te gjitha objektet ne vendin tone me emerin e ketij pederasti sadist qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone.
Po ik o lesh injoranti.Ti do vdesesh e do shkosh per lesh bashke me komunistin SRB, ndersa emri i Kristaq Rames do te rroje e do te kujtohet ne shekuj, aq sa te rroje monumenti i pavaresise ne Vlore, monumenti Nene Shqiperi ne varrezat e Deshmoreve te Kombit dhe dhjetra vepra madhore qe ka bere ky kolos i skulptures dhe kultures shqiptare.
Te mbreteroji Ligji !Po! Pyetja lind me ke menyre zbatohet ligji ne Shqiperi? Te gjitha krimet e vjedhjet me te medha jane bere ne emer te ligjit apo te zbatimit te tij me firme vule shteterore.Ku eshte “antiligji” ne Shqiperi?Ku ndodhet forca qe perballet me “ligjin” kur ky zbatohet ne menyre te gabuar e agresive?Shqiperija mbeti nen trusnin e klisheve dhe slloganeve te politizuara qe bien era myk i vjeter .
Ia futen Taqit, e shemben.
Qe te zbatohet ligji duhet shtet. Ne akoma fatkeqesisht jemi ne fazen e bajrakut dhe te bajraktareve ku ligjin e ben Maliqi me shoke sipas interesit.
Dua te pyes e kujt ka qene kjo shkolle qe ka emrin e nje perzekutuesi sic ka qene babaj i kryeministrit te sotem.
O loqja mark, kjo shkolle eshte prone e nje pogradecari, qe ska asnje lidhje me familjen e kryeministrit Rama, por kur albanistani i salehut, ishte pa ligje, pa te drejte autori, personi ne fjale e mori emrin e nje nga ikonat e skulptures dhe me nje regjistrim ne ministrine e arsimit te salehut, beri shkollen.
Mbas disa vjetesh, kur shqiptareve ti kete dale “droga” berishiane, do te shohin dhe habiten, se si paskan jetuar.
o shkerdhata i bulevardit pse fyeni.Pse pak politikan i kan pasurit e tyre me njers qe nuk kan lidhje gjaku.Po pse nuk u ankue ne gjykat ky gjatosh idioti qe i paskan perdor emrit e babajt te tij apo tani ka prishje pazaresh.Vertet ka qene skulptor i zoti,po ky njeri pra Kristaq Vlash Rama,urdheroj pushkatimin e dy poetve te Librazhdit,pra ishte e kryeminel.Prandaj meqese endesh bulevardit,shko patro v wc publike
Loqja e vyshkur mark, spiunllikun dhe deshmitarin e partise e ka pas zakon ndyresira jote qe te jep mut cdo dite, jo Kristaqi qe ishte dere zotnish, jo yzmeqaresh si salehu jot.
MArk po ia keput kot, i ndjeri Kristaq Rama nuk k firmosur ne mos pranimin e kerkeses per falje jete te drejtuar nga mariri Vilson Blloshmi Kryesise se Kuvendit Popullor.Kristaqi bashke me shoket e vet te Kryesise se Kuvendit Popullor kane firmosur per zbatimin e denimit me vdekje ne litar per poetin Havzi Nela nga fshatrat e Kukesit, jo per Vilsonin nga fshatrat e Librazhdit. Mark mos u bej anti-komunist pa tru. kristaqi eshte bashkevrases i poetit Nela, por aspak fajtorper ekzekutimin e poetit Blloshmi.
Dallandyshja e INUK u zbyth para ca kohesh.
Erjoni qe duket sikur ben shou, ne fakt ia doli.
E kini inat jepini hakun.
Beri ate qe nuk kane bere prej vitit 2000 gjithe kryebashkiaket perfshire vete Ramen
Bravo
kjo godine eshte simboli i babezise te Komuna e Parisit, po me sa kam degjuar qelbesira qe e ka ndertuar mbi trotuar ia ka dale te marre legalizim dhe ta fusi kolateral ne banke.
Do te thote qe qelbesires se babezitur qytetaret taksapagues duhet ti japin leke tani.
Po sikur keto leke ti paguante ai zyrtar qe ka firmosur legalizimin e godines se qelbesires?
nuk do ishte me drejte keshtu?
fiks ervin.
plotesisht dakord me ju!!!!!!
pak me tutje eshte rruga qe te con tek shkolla At zef pllumi.
Keni pare ndonjehere rruge me 15 cm trotuar dhe me shtylla elektriku ne mes.
Ju lutem DITA shkoni fotografojeni.
O nene ku jetojne ata njerez.
erjonit nje bravo nga zemra
le te lehin qente qe shkruanin para ca ditesh
pse nuk shkruajne tani prape?
nuk u ben zemra qenve
mire ore mire po mos eshte si ajo puna e Lazaratit
me marreveshje
une bej shou ti mos u ndjej se nuk humbet gje
Bravo ju them megjithese eshte detyra e juaj qe te VEPRONI keshtu po me qe ai Dylberi Lulke kujdesej vetem per paraqitjen jam i detyruar tju them VAZHDO DHE BEJ DETYREN DHE DO MBUSHESH ME BRAVO
u jane ata qe thoshin nuk e prish Erjoni ket godinen?
He mo trima, dilni ne meidan thoni ndonje gje te zgjuar
pikerisht
nuk po shoh ndonje koment nga profesor infoanali
I drejtohemi Mark-uk dhe inetelektualit,nga menyra si shkruani ju jeni pjell e injorances Berishjane dhe truri juaj eshte nje grumbull muti.Boll me shpifjet tuaja mbi personat qe si keni njohur kur ,o kurva te sistemit Berishjan.
Ishim 250000 banore ne Tirane me shtepi e me vende pushimi parqe hapsira publike etj deri ne vitin 1991. Nga ky vit e deri me tani jemi 1 000 000 banore po ne kete teritor por me nje ndryshim te madh pa hapesirat qe permenda me lart sepse u bene shtepite e atyre qe erdhen per nje jete me te mire ne Tirane dhe “sot jemi qe s’dime se ku jemi”.