Autoportreti i piktorit të famshëm Vincent Van Gog është rikrijuar në mënyrë kompjuterike nga një fotograf lituanez, i cili e ka sjellë atë sikur të ishte i gjallë. Autori i fotos thotë se u frymëzua nga portreti i një mikut të tij, i cili i ngjan jashtëzakonisht piktorit të famshëm. Fotomontazhi i fotografisë me veprën e Van Gogut solli një portret krejt real të këtij të fundit, me mjekrën në ngjyrë të kuqërremtë dhe sytë jeshilë që e karakterizonin. Autori i fotos, Tadas Černiauskas tha se rezultati i dalë nga përpunimi i fotos tregon se si do të ishte Van Gogu nëse do të jetonte në kohën tonë. Autoportreti i Van Gogut, një ndër më të njohurat e krijimtarisë së tij, është bërë në vitin 1889, në një spital në Francë, ku piktori kurohej për çrregullimet mendore.