Entela Resuli
Bën nxehtë në Maliq këtë korrik. Edhe më nxehtë duket teksa i afrohesh rrënojave që dikur gumëzhinin nga puna, Kombinati “8 Nëntori”. Aty prodhohej sheqeri, niseshteja, alkooli… ndërsa sot është një strehë për insektet.
Ata që kanë punuar në këtë ngrehinë, sa herë kalojnë në këto anë, kanë nostalgji për vitet e kaluara në korridore dhe fabrika të cilat duket se janë ende brenda godinës, duke përjetuar ndryshkjen nga koha. Dikur një qytet që ëmbëlsonte Shqipërinë, sot një vend që hidhëron vetveten.
Maliqi, ky qytet në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës, është krijuar vonë. Zanafillën e krijimit e ka në nëntor të vitit 1951, kur u inaugurua edhe fabrika e sheqerit, që mori emrin “8 Nëntori”.

Me kalimin e viteve ai mori formë e zhvillim. Krahas fabrikës së sheqerit dhe aksesorëve të saj për prodhimin e niseshtesë, alkoolit dhe bërsive të panxharit për bujqësinë, u ndërtuan ndërmarrje shërbimesh, tregtare dhe komunale; u ndërtua shkolla e mesme, qendra shëndetësore, kinoklubi, shtëpia e kulturës, estrada dhe teatri amator, klubi sportiv etj. Duhet thënë se Maliqi ka nxjerrë shumë talente në art dhe në sport.
Sot, ky qytet me rreth 6 mijë banorë, i cili ndodhet 13 km larg qytetit Korçës, nuk i ka më ato fabrika për të cilat u krijua.
Ata që kanë punuar aty, jetojnë me ëndrrën se një ditë do të bëhet më mirë… dhe kanë shpresë për një rihapje të mundshme të fabrikës, siç edhe është folur kohët e fundit; dhe sa herë hapen fjalë që kombinati do të vendoset në punë, ata më shumë se gjithçka, duan ta besojnë.

“Na kanë thënë që do hapet përsëri, por s’po shohim gjë. Dikur ishte i gjithë populli në punë, ndërsa sot, i gjithë populli në kafene”- shprehet një nga banorët teksa na sheh duke bërë fotografi në këto gërmadha. Të rinjtë preferojnë të ikin larg, ndërsa ish Kombinati, simboli i qytetit, është kthyer në një grumbull gërmadhash dhe simbol të papunësisë… Ndaj një fjalë e vetme banorëve u zgjon shpresën se, pavarësisht pamundësisë për të punuar në një “kohë të dytë” aty, ky kombinat do të fillojë të punojë përsëri ashtu si dikur.
Në fakt, po të futesh në kombinat shikon këtë madhështi dhe brengën që sjell më pas braktisja e tij. Gjithçka rreth kësaj rrangalle të përzihet me të kuqen e murrëtyer të tullave. Në këto kohë, ndoshta ky vend mund të shërbejë vetëm për artistët e artit kontemporan, që duan të hapin ekspozita dhe t’i kthejnë këto gërmadha në atraksion turistik.
Maliqi i shtëpive me tulla dhe çati me tjegulla, sot mbahet nga emigrimi dhe ajo pak bujqësi dhe blegtori… Qyteti e ka të rrënjosur shumë të shkuarën, ndërsa për të ardhmen pak flitet. Dhe njerëzit në Maliq e kanë fituar të drejtën që të jetojnë me të shkuarën, sepse aty janë pikat e tyre të referimit, ndërsa e ardhmja për ta duket se është larg, shumë larg. Duket se qyteti i Kombinatit të Sheqerit që ëmbëlsonte shqiptarët në kohën e hidhur të diktaturës, sot është thjesht një hidhësi e botës së çuditshme shqiptare.

Çfarë u bë në Maliq?
Pas bonifikimit të kënetës, Maliqi u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kështu nga mesi i viteve ’50 u vendos në punë kombinati i sheqerit që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar, që përfundoi në vitin 1951. Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30 për qind, atë të tharjes së bërsive 50 për qind dhe të TEC 50 për qind. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor. Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951.

“Fshati rrethon qytetin”
Nuk ka të bëjë me konceptin maoist kinez, por realisht dhe figurativisht Maliqi rrethohet nga shumë fshatra, që, dikur, në monizëm, përbënin një fshat të bashkuar me qendër në qytetin e Maliqit, ku bënin pjesë: Bicka, Goca, Gjyrasi, Kolaneci, Kloca, Liboniku, Poçesta, Plevisht-Bosi, Vloçishti, Vashtëmia dhe Symizi me një popullsi më të madhe se Maliqi, prej 10 000 banorësh. Pas tharjes së kënetës së Maliqit këtu u ngritën dy ndërmarrje bujqësore, ndërmarrja “8 Nëntori” dhe ndërmarrja e rritjes së gjedhit. Sot në këto fshatra janë ngritur ferma me të gjitha llojet e prodhimit bujqësor. Banorët e këtyre fshatrave jo vetëm që janë shumë punëtorë, por janë edhe ambiciozë drejt të resë, civilizimit. Shtëpitë e tyre ndrijnë nga pastërtia. Bollëku i tyre duket jo vetëm në tavolinat e ngrënies, por edhe në oborret dhe kasollet e mbushura plot.

Nga këneta në kënetë
Të 1250 hektarët e fituara nga tharja e kënetës së Maliqit, çdo vit në kohë reshjesh të mëdha, kthehen përsëri si dikur, në kënetë. Uji mbulon sipërfaqe të konsiderueshme tokash të mbjella duke sjellë dëme për të gjithë fermerët. Ara të mbjella me grurë apo të bëra gati për kulturat e tjera mbulohen me ujë dhe lirohen vonë në pranverë, kur e bën të pamundur mbjelljen e kulturave bujqësore. Nga katër hidrovorë, asnjë nuk punon. Çdo vit për shkak të reshjeve të shumta, lumi i Devollit çan argjinaturat dhe përmbyt një sipërfaqe toke prej 5000 ha në Fushën e Maliqit. Kjo dukuri e përsëritur ka pasur si shkak mos thellimin e mjaftueshëm të shtratit të lumit Devoll në kohën e bonifikimit të Kënetës së Maliqit./DITA

Nje shkrim , qe te zgjon kurreshtjen se c’do te behet me bujqesine e ketij vendi . Shqetesimi I autores eshte I drejte dhe te tilla shkrime mund te behen per gati 40 mikrozona te tilla . Jane zonat me productive te vendit dhe kane pase zhvilluar bujqesine me nivel kohor ne rajon . Puna ka pas filluar nga toka dhe ka perfunduar ne industrine ushqimore . Te dya veprimtarite mbanin njerzit ne pune . shumfishi I tyre sot u drejtohet kafeneve , duke pritur ndonje lemoshe nga emigracioni . Qeverritaret e ketyre 26 viteve I genjen mendja se po bejne bujqesi dhe industri . Deri tani as njera as tjetra , sepse fabrikat e mishit , importojnr mish , fabrikat e miellit importojne drithe , pularite importojne miser pa kufi . Importohet edhe jonxhe dhe miell jonxhe . Entela sa e ka gervishur kete plage kanseroze te Shqiperise se sotme dhe te arthme . E falnderoj Entelen , per kete shkrim problemor shume te goditur . I. Foto
Përse nuk thua troq Z.Entela se ardhëja e kësaj klase politike me ca gomarë e kopuk e tradhëtar si S.Berisha ,F. Nano etj.., ishte mallkimi më i madhë për shqiptarët .
Demokracia solli klasën politike më kriminale më hajdute në shqipëri ,më shfrytëzuese deri në palcë ,më përçarse e unitetit të vendit ,më vrastëare ,më e pa përgjegjëshma ,vetëm janë interesurar për mbushjen e xhepit tyre. kjo klasë politike që erdhi në fuqi mbasë 90 -tës ,ishte mallkimi më i madhë për shqiptarët.
Per të ralizuar vjedhjet e pasurimin e tyre ,klasa politike me kryerkriminelin S.Berisha me shokë shkatrroi shtetin ahqiptar ,shkatrroi dhe vodhën pasurinë kombëtare duke ju vërsulur me turma të egërsuara depove të ushtrisë me grupe banditësh më zi se pushtuesi shkatrroi me radhë fabrikat e prodhimit në vendë atë të kombinatit madhështor të sheqerit Maliq korçë ,shkatrrimi i uzinave të bakrit e kromit në RRubik ,Laçë ,kurbreshë të kalimashit kukësit ,uzinën moderne të telave bakrit shkodër në të gjitha këto uzina
punësoshin gati 180 mijë puntorë, specialist,teknik dhe ingjinjer .Kurse uzina e sheqerit Maliç Korçë punsonte puntorët e fshtarët rrethë Maliqit 5000-6000 veta !.,
Po kështu kjo klasë politike ,hajdute dhe e degjeneruar grabiti dhe shkatrroi jo pa qëllim ,gjithë zingjirin e uzinave dhe induetrisë mekanike e kimike e petrokimike ,bujqësore ,gjologjike etj.SHktrroi dhe grabiti fermatë bujqësore të mëdha më moderne të vendit pasuri e ngritur me gjakë të popullit për 50 vjet munizëm. ……….JO pa qëllim shkatrruan dhe rrafshuan për tokë gjithë industrinë shqiptare ,pasuri ma shumë vlera të popullit shqiptar me preteksin se këto janë pasuri të Enverit janë vjetruar dhe duheshin shkatrruar ,kjo krijoi shtresën e politikanve më të pa mëshirshëm shfrytëzues ,dhe klasën politike më të pasur në ballkan dhe në botë,sot këta kriminelë me politikën antikombëtare që lanë popullin e tyre pa punë ,solli internimin e gjysmës së popullësisë jashtë vendit . SHqiptarët morën arratinë jashtë vendit për shkak të shkatrrimit të fabrikave dhe uzinave ngelën pa punë dhe ikën si refugjat ,mijra të tjerë u vranë rrugve ,qindëra të tjerë u fundosën në fundë të detit si ushqim për peshqit thjeshtë për të mbushur barkun dhe orekset e politkanve tanë që sot kanë siguruar pasuri prrallore me vila ,dyqane ,resorte luksoze ,pishina ,pallate ,toka me vlera turistike dhe pasuri në para kashë banka në vendë dhe në banka jashtë vendit.
Sot kjo fundërinë pasanikësh hajdut e kaçak ,injorant dhe vrasës të pasurisë kombëtare e të shpresës popullit për demokraci dhe një jetë më të mirë është totalishtë false. Tani na kapërdisen si trima e të ndershëm në parlament na shfaqen me makina të shtrejta ,asë “gjumi “nuk i zë për gjandjan e vështirë ekonomike të populliot ku e katandisën.
************Kjo klasë politike është antikombëtare.!********
************MALLKIM MË i ZI PËR SHQIPTARËT !*******
Autorja akoma nuk e ka kuptuar se cfare ka ndodhur nga 90 e ketej. Ke pret autorja qe ti ngreje prape fabrikat dhe uzinat, qeveria? Qe veria ne kapitalizem eshte thjesht nje arbiter i kapitalit dhe i krahut te lire te punes ose fuqia puntore. Autorja pret qe te vine te huajt dhe te ngrene fabrika dhe uzina me kapitalin e tyre? po jo more vella, kapitali i huaj te jep pone per fabrikat tona duke lidhur kontrata qe fashot dhe pistonat e fjatit nuk do ti bej ne Torino por ne uzinat shqiptare ku krahu i punes eshte i lire dhe shteti shqipetar me ofron X favore, ky eshte thjeshte nje shembull. Mirepo ne i prishem te gjithe bazen mekanike dhe teknologjike qe kishte ngritur socializmi per vendin tone, tani te punojme token si para 70 vjeteve dhe shume shume te gjejme ndonje pune si kamarier ose collcenter. Pra katunare te Saliut erdhet ne Tirane qe te punoni kamariere te martoheni me nje kamariere dhe te pillni kalamaj qe ne te ardhmen e tyre te punojne si kamariere. Kjo ishte demokracia e sharlataneve SALI dhe e ekonomistave Pashko me shoke qe po ti varesh ne rruget e tiranes e kane pak.
Te gjithe fajin e ka sistemi i kalbur KAPITALIST qe u vu pas rrezimit te SOCIALIZMIT.
Vertet Europa ka zhvillim,por bazat e tij u vune kur keto vende kishin KOLONI ne te gjithe boten qe i shfrytezonin pa meshire.
Fytyren e vertete te KAPITALIZMIT shikojeni tek Shqiperia e ketyre 26 vjeteve.
Dhe i kane emertuar keto vite si TRANZICION!
Shqiperia kurre nuk do behet vend i afte te ushqeje shqiptaret,por nje koloni e Europes dhe kavie eksperimentale.
Mjere shqiptaret!
Prandaj kane 26 vjet qe vetem shajne ENVER HOXHEN ,se nuk kane gje tjeter me se te ngushellojne barkun bosh te mbi 90 % te shqiptareve.
Si thote kjo shkruesja:
“Kjo dukuri e përsëritur ka pasur si shkak mos thellimin e mjaftueshëm të shtratit të lumit Devoll në kohën e bonifikimit të Kënetës së Maliqit”
Ah prape si prape komunizmi e paska pas fajin se nuk e thelloi shtratin e lumit gjate bonifikimit te kenetes. Po shko moj “zonje” e pyet ata intelektualet e fullcit qe i vari komunizmi e tani jane heronj se e sabotuan me te gjitha menyrat pa marre parasysh dhe humbjeg njerezore, vdekjen e punetoreve, qe ishin vullnetare nga e gjithe shqiperia. Komunizmi “vrau gjithe intelektualet” dhe prandaj nuk u bonifikua keneta nuk u ndertuan uzin e kombinate e nuk u derguan ne universitet e u bene intelektuale bijte e fshatareve sala me boden etj etj
Pergezime autores per kete reportazh konciz. Te tille shkruante Giorgio Bocca, nje maje e gazetarise italiane qe thoshte se atje ku shkel me kembe duhet te pasqyrosh edhe te padukshmen. Eshte ai Ypi qe ben reportage, monologje pijaneci, edhe ne San Pietro ta cosh do e ngaterroje Papen me kryetarin e pijaneceve te Rrapi i Treshit. Maliqi si Memaliaj, si Kucova, Ballshi, Patosi, etj linden si qyteza industriale dhe dihet epilogu, jane kthyer ne germadha si Makondo i Garcia Markez kur iku kompania e bananeve dhe pushoi se funksionuari hekurudha.
Po mashtrimin e rradhes e harruat se me sa buje u be ne median e shkruar dhe ate televizive? Ishte mashtrimi i Partise ne Pushtet per te rrembyer votat e maliqareve, duke sjelle gjoja fakte e argumente se se afermi do ndertohej fabrika e re moderne e sheqerit, me linja te tjera ndihmese per karamele e me the te thashe dhe se do punosheshin mijra banore te qytetit dhe fshatrave perreth. Aq ishte loja mashtruese, votat qe deshte i mori, kurse ju vazhdoni akoma me militantizma te shani njeren apo tjetren parti, kur ben muuu mashtrimi me i fresket.
Te gjithe vendet e lindjes u kthyen ne demokraci po asnje nuk I shkaterroje fabrikat si tek ne….