FOTOT/ Asgjësohet parcela në një fshat në Tepelenë, në kërkim kultivuesi

Gazeta Dita

Asgjësohen 70 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa është shpallur në kërkim kultivuesi.

Droga u zbulua në vendin e quajtur “Noga”, në afërsi të fshatit Turan të Tepelenë. Aksioni u ndërmor nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Mësohet se kanabis sattiva u asgjësua në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u shpall në kërkim një shtetas (për arsye hetimi nuk jepen të dhëna). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

IMG-20170816-WA0026

IMG-20170816-WA0025

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *