Entela Resuli
Ai është vendi ku mund të gjejmë gjurmë të Luftës së Dytë Botërore. Ndodhemi në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar. Një korridor i gjatë, në hyrje të të cilit na shfaqet një tabelë ku thuhet se jemi në Pavijonin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, na fton për të udhëtuar në gjurmët që kanë lënë ato vite.
Janë gjithsej 274 objekte, kryesisht personale të Heronjve të Popullit, që janë mbajtur prej tyre gjatë viteve 1939-1945.
Përveç revolverit dhe belçikut të Enver Hoxhës, të Mitro Xhanit, të Mustafa Matohitit, në tryezat që janë të mbuluara nga xhami shihen edhe objekte si ditarë, blloqe shënimesh, libra… Aty është edhe violina e Qemal Stafës.
Mes të tjerash gjejmë flamuj, armë dhe dylbi të përdorura në luftë, veshje personale të tyre apo dhe skica e punime dore. Në këtë pavijon janë të ekspozuara dhe objekte të Sejfulla Malëshovës, Nako Spirut, Anastas Lulos, të cilët “janë goditur” nga regjimi komunist.
Sot Lufta e Dytë Botërore në Muzeun Historik Kombëtar paraqitet në dy salla, që zënë fill me rezistencën kundër fashizmit e deri në Çlirimin e plotë të Shqipërisë. Po në këtë pavijon në disa vitrina, ka dhe rreth 20 objekte që u përkasin kundërshtarëve politikë, si të Mit’hat Frashërit, Ali Këlcyrës, Vasil Andonit etj. Sigurisht që numri i këtyre objekteve është më i pakët.
Më poshtë “Dita” sjell disa foto të objekteve që lufta la pas…












KJO ESHTE E KEQJA E INTELEKTUALEVE TANE MOJ ZONJE TAMAM SI TI QE PRANON SE NUK JE HISTORIANE DHE HEDH HIPOTEZEN SE FAKTET PER ENVER HOXHEN NUK QENKAN TE PLOTA. OBJEKTE TE PERDORURA NE LUFTE,KOMANDANT I USHTRISE NACIONAL ÇLIRIMTARE DHE TI KERKON FAKTE,PER ÇFARE?PER TE HUMBUR FAKTET SE PER TE TJERA GJERA SKENI ÇFARE TE SHKRUANI.EDHE CIA AMERIKANE KA FAKTE TE SHUMTA TE ENVER HOXHES NE DOBI TE VENDIT TONE DHE KUNDERSHTARET E ATHERSHEM JANE TE MENDEROSUR ME FAKTET QE JEP CIA DHE MISIONI ANGLEZ.GERMONI SE DO GJENI AKOMA FAKTE ME TE PLOTA DHE DO TE JENI TE BINDUR BASHKE ME REGJENTET E KOHES.
Teper i ka keto “fakte” i pashkolli Enver.
Tani, historia nuk mund te harrohet, as te fshihet. Keto qe ka kaluar ky popull duhen perkujtuar. Ata qe kane derdhur gjak per kete vend duhen nderuar. Objektet dhe sendet e tyre duhet te ruhen si syte e ballit ne muze. Jane te pakta gjerat me vlere qe na kane mbetur nga lufta. U vjen mire apo nuk u vjen mire disave, Enver Hoxha ishte komandant i Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Te themi nuk ishte? Nuk e themi dot pra, ishte qe cke me te. Ka bere gabime? Ka bere sa te duash, por prap, ka rolin e vete, rol per te cilin duhet nderuar… Pupthi te hidhemi, ai ka qene dhe ka lene gjurmet e veta. Nderime gazeta Dita, jeni nje media e kthjellet, ju ndjek cdo dite.
VFLP
Ditke shqip ti o serb?
Sepse VFLP eshte parrulle e sllavo-komunisteve jugosllave.
I PA HARRUAR VEPRA LEGJANDARE E KOMANDANTIT PERGJITHSHEM ENVER HOXHA ,NE JETE TE JETVE FALEMINDERIT PER 40 VJET, BERE SHTET NE KETE VEND BARIJESH I KTHEVE NE NJEREZ ,POR ME VONE U KTHYE NE SHTET RRUMPALLE NGA Slali Birosheviç.]]]]]]]]]]]]
Enver Hoxha i beri njerez por vane ne kadimi, injorantet e Vicidolit qe na kthyen perseri ne epoken e shpellave. dhe per kete e ka te gjithe fajin Ramiz Alia qe i FALI pushtetim Sali Berishes.
Ne xhehenem i vafte shpirti!
Lavdi Komandantit Legjendar shokut “Enver Hoxha”kot mundohen kelyshet e tradhtarve te kombit Shqiptar te manipulojn historin.
O shoke nje pietje kam une. meqenese u flijuan 28 mije deshmore dhe u be gjithe ajo lufte kunder gjermanit a nuk ju duken ca si pak relike te mbetura per te deshmuar gjithe ate lufte madheshtore?
Obobobobo….ti info analitike me duket se po ben gare me intelektualin dhe demon , se kush eshte me budallai i forumit.
Mos u bej merakm se ti nuk ke nevoje per gare fare se e fiton automatikisht titullin per xhevahiret qe shkruan.
Ky veshi cdo gje po e beka serbe,dukesh qe ke njohuri si per luften ashtu dhe per histori ,pasi dhe pseodoni
In e ke veshi, shiko veshtro dhe raporto tek UDB.