Lufta e Dytë Botërore njihet edhe si një periudhë e ‘artë’ shpikjesh, sidomos në versionin ushtarak.
2-Dhelpra e blinduar
Kjo makinë katër vendëshe u prodhua në Kanada gjatë luftës nga General Motors, në Kanada. Ndryshe nga Rinho kjo makinë u hodh në përdorim dhe kishte rreth 1506 makina të tilla. Makina të tilla u përdorën edhe nga Indonezia dhe Hollanda.
3-Dashuria
Kjo makinë e cila u quaj”Dashuria” u prodhua në Britani rreth viteve 1940-1943. Kompania Humber kishte modeluar makinën e cila brenda saj kishte plot 19 radio. Vetëm 3 modele të tilla u prodhuan.
4-Otteri
Otteri ishte një makinë e prodhuar në kanada por që u përdor në Britani. Makina kishte disa armë si dhe një pushkë antitank. Kjo makinë ishte disi më e fuqishme sesa ajo e prodhuar nga kompania Humber.
5-Bobik
Ishte një makinë e përdorur nga sovjetikët nga 1942 deri në 1960. Kjo makinë e blinduar u përdor pasivisht me mbi 9000 modele të tilla.
6-Bavereta
Modeli i parë i saj u shpik nga Britanikët në 1940, megjithëse prodhimi i tyre filloi në 1942 me 2800 modele të tilla. Fillimisht u përdor nga ushtria për trajnime, por më vonë u tha se ishte shumë e rëndë dhe jo praktike.
7-Makina Skout S1
Skout S1 u prodhua në Australi por me qëllim përdorimi të Ushtrisë Amerikane. Makina u prodhua nga kompania Ford dhe përdorej për të patrulluar zonat ajrore. Ajo mund të mbante deri në 5 persona si dhe kishte një armatim të rëndë.
8-Kamion i blinduar C15TA
Ky kamion u krijua nga kanadezët për të mbajtur ngarkesë nga kompania General Motors. Shërbeu edhe si ambulancë gjatë luftës. Disa nga këto makina u përdorën deri në vitin 1960.
9-Csaba
Kjo makinë mori emrin e djalit të Attilës, Mbretit të Hunëve, u përdor nga ushtria Hungareze. 101 modele të tilla u prodhuan me kërkesë të ushtrisë Hungareze.ku vetëm 20 të tilla u përdorën në luftën aktuale, ndërsa të tjerat u përdorën si makina zbuluese.
10-Makina T27
Kjo makinë u prodhua për ushtrinë amerikane në 1944. Vetëm dy modele të tilla u prodhuan pasi prodhimi u ndal si pasojë e konkurrencës në favor të Chevreolet.

