FOTOT: PD i deklaron luftë Frangajt, por Berisha shkon te ABC dhe pritet nga Frangaj

Dita

Partia Demokratike i shpall “luftë” të hapur televizionit Klan, me të cilin bashkëpunoi shumë vite kur ishte në pushtet.

Me anë të një reagimi, kjo parti shpreh keqardhjen e thellë për keqinformimin që redaksia e televizionit i bëri dje publikimit të disa lejeve të ndërtimit të dhëna nga kryeministri Edi Rama.

“Censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klientelës së tij”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike i kërkon TV Klan dhe mediave të lira në vend që të pasqyrojnë pa censurë komunikatat e saj.

Më tej sqarohen veprimet e Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 në lidhje me kërkesat për leje ndërtimi në kryeqytet, periudhë kur qeveria kishte bllokuar për të gjitha njësitë vendore dhënien e lejeve të tilla.

Më konkretisht, i gjithë konflikti midis PD-së dhe “Klan-it”, ka nisur për lejet ndërtimore të Mihal Delijorgjit.

“Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin.  Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës”, sqaron më tej Partia Demokratike.

Pak kohë më parë, opozita denoncoi ndërtimet që Frangaj po kryente në Lagunën Blu, në bregdetin e Golemit, duke denoncuar klientët e qeverisë, ose “koçot” siç i quante PD-ja, pa e përmendur emrin e z. Frangaj.

Por përkundër këtyre qëndrimeve të PD, Berisha ishte sot në mbrëmje për një intervistë tek ABC News, ku pronar është pikërisht Frangaj.  /Dita/

IMG_8315

IMG_8312

Share This Article
5 Comments
  • ” Censurim deklaratash ” kjo eshte arsye per te sulmuar nje medie. Sulmi ndaj KLAN per lejen e ndertimit ne Lagunen Blu mbase shpjegon dhe censuren. Nuk ben gje Sandri pa interes. Dje kishte interes censuronte Ramen, sot ka interes censuron Bashen. Si ai tregtari me dy gomare qe here i hypen njerit e here tjetrit qe mos ti lodhe. Jepi Sandri, shaloi gomaret e politikes e veru samarin tend ne kurriz. Qenke i zgjuar vertet or marroc lezhjan.

  • AS E RRUAN FARE KY …………….BERI PASURI ME SALIUN E LA …….TANI BEN ME RAMEN PUNE B…Q…SH……………DHE BK…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *