Shqipëri-Serbi është një ndeshje futbolli, por që po bën të flitet për gjithçka, por vetëm për futboll jo.
Edhe e përditshmja e famshme italiane “Gazzetta dello Sport” e ka vënë re këtë gjë dhe i ka kushtuar një reportazh të gjatë atmosferës në prag të ndeshjes së kombëtares sonë, duke u përqendruar te masat e jashtëzakonshme të shtetit dhe policisë shqiptare për të evituar çdo incident të mundshëm.
“Ajo që po ndodh në Shqipëri tregon qartë se në Shqipëri po bëjnë maksimumin (dhe diçka më shumë) për të evituar probleme, për të bërë një figurë të mirë në sytë e botës dhe mundësisht për të festuar të enjten pa incidente”, shkruan i dërguari i Gazzetta-s në Tiranë, Manlio Gasparoto, i cili rikthen në kujtesë gjithçka ndodhi në Serbi dhe pasqyron me imtësi gjithë masat e policisë shqiptare, “sepse qeveria mendon mbi të gjitha për imazhin e vendit, para rezultatit sportiv”.
Gazetarja e DITA-s, Entela Resuli ka sjellë disa fotografi të ‘paralizimit’ të qytetit në momentet kur në Shqipëri erdhi kombëtarja serbe e futbollit.
Shumë qytetarë janë ankuar se janë marrë masa ekstreme përkundër nevojës.
Më poshtë foto nga Tirana sot…






