Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në një takim pune, ambasadoren e Francës në Shqipëri Christina Vasak. Gjatë takimit palët diskutuan çështje në interes të përbashkët, në drejtim të sigurisë dhe të bashkëpunimit policor në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrollit të përbashkët të kufijve si dhe trafiqeve të ndryshme.

U theksua rëndësia e ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore, për grupe kriminale ose organizata të caktuara që cënojnë sigurinë e dy vendeve. Migracioni i paligjshëm ishte një tjetër çështje me interes që u diskutua gjatë takimit. “Marrëdhëniet mes dy forcave Policore janë shumë të vjetra dhe të ngushta. Dëshiroj që këto marrëdhënie t’i forcojmë më tej për të mirën e të dy vendeve tona”, tha ambasadorja.
“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kërkon si domosdoshmëri rritjen e kapaciteteve të Policisë Shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar, terrorit dhe trafiqeve të ndryshme. Jemi në një proces të vazhdueshëm, intesiv të ristrukturimit të Policisë por edhe të ngritjes së niveleve profesionale në përputhje dhe në përshtatje dhe me homologët tanë.

Ka sigurisht dhe problematika të cilat vazhdojnë të mbeten në vëmendje dhe që kërkojnë më shumë interesim dhe investim siç është dhe çështja e migracionit të paligjshëm. Për këtë qëllim Policia Shqiptare ashtu si dhe gjithë shteti
Shqiptar janë angazhuar maksimalisht, edhe në përputhje dhe me protokollin e riatdhesimit të 2013 vazhdojmë të bëjmë riatdhesime të Shqiptarëve. Në bashkëpunim dhe me Frontex-in ne vazhdojmë të përditësuar të bëjmë riatdhesimin me skuadra të shoqërimit të Policisë Shqiptare”, konfirmoi drejtori Çako.




Nje nder te mirat e ketij bashkpunimi ,po te ishte i vertete do te ishte zbardhja e 905000 eurove me te cilet ministresha e Rames harito, bleu sapo perfundoj studimet nje shtepi ne Pariz, apo nje tjeter rast eshte si arben Bora, djalli i Ramiz alise,se duhet ndryshuar emeri per me humb gjurmat, pra si djali i Ramiz alise hapi bank e fond investimesh me ´rrogen’ e barazise komuniste te babes e u ba pronar i disandertesave ne pariz e rrethine.
Keto vjedhje jane faktoret e vertete te emogrimeve ilegal…kerkoni paret e ktheheni paret arkes se shtetit shqiptar qe keto pare t’i sherbejne popullit e atehere do keni bere pune,jo duke burgos e perdnjek nje fukara…
Marredhenjet mes dy forcave policore jane te vjetra… po po qe ne kohen kur franca informonte policine E Enver Hoxhes,edhe kapitulonte para Enverit si ne rastin e sheshit Skenderbeg ne Pariz qe nuk u inauguruar dikur zyrtarisht….
Lufte pa kerkuar shkaqet e grupeve kriminel e emigrimit ilegal eshte tallja e radhes edhe deshtim i sigurte. evropa nje dite do kete 3 millions shqiptar ne gjirin e saj sepse vazhdon tash e 27 vjete me ´luftar’ te keqen pa kerkuar kur pse kjo e keqe po ndodh….
Ah sikur bashkpunimi i tyre te kalloje pak kufirinne fukarenjve e te examinoje nga vine paret e deposituara nga pushtetaret tone neper kontet e tyre n’evrope, atehere do kemi baskpunim edhe ´ndihmé te vertete per Shqiperine…