FOTOT / Çfarë po ndodh tek Diga e Liqenit në Tiranë, Veliaj jep lajmin e mirë

Dita

irana po bëhet gati që të mirëpresë Maratonën e vrapimit ndërsa nuk ka munguar dhe interesi i lartë i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet më 15 tetor.

Por të gjithë ata që do e marrin seriozisht këtë garë, kanë tashmë edhe një mundësi fantastike që përgatiten pranë Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçimin e ri përgjatë digës së Liqenit, duke krijuar të gjithë mundësitë si për të apasionuarit pas vrapimit, por edhe qytetarëve të thjeshtë të cilët dëshirojnë që të shmangin orët e nxehta të drekës dhe të shëtisin në orët e mbrëmjes.

“E dimë që disa prej jush po përgatiteni për Maratonën e 15 Tetorit mbrëmjeve, ndaj vumë ndriçim të ri përgjatë digës së Liqenit”, shkruan Veliaj në twitter.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, falë ndriçimit të ri, Parku i Madh është tashmë në çdo orë në shërbim të qytetarëve për pushim dhe argëtim, lëvizje të lirë dhe vrapime në natyrë për të gjitha moshat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *