Deputetët e Partisë Socialiste veç mbledhjeve të përjavshme nuk kanë lënë me një anë aktivitetin sportiv. Me mbylljen e sesionit parlament, socialistët kanë zhvilluar një ndeshje miqësore nw kalçeto.
Sipas burimeve golashënuesi më i mirë ka dal deputeti Bashkim Fino, i njohur si tifoz i skuadrës së Interit, por gjatë ndeshjes ka veshur uniformën e Bashkimit Europian, shkruan Panorama Sport. Ndërkohë që pjesë e lojës ka qenë dhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, i cili është dëmtuar gjatë përpalljes me deputetët.
Ndihma e parë i është dhënë nga Ministri i Shëndetësi, Ilir Beqaj, i cili ka veshur përparësen e infermierit. Beqaj ka mbetur jashtë fusësh, pasi futbolli nuk është sporti i tij.
Përballjet e vetme i ka pasur në basketboll, dhe vetëm kur luan kryeministri Rama.

