Organizata jofitimprurëse “Population Media Center” ka publikuar një sërë fotosh tronditëse me qëllim tërheqjen e vëmendjes mbi dëmin e shkaktuar në tokë nga njeriu.
Ngrohja, mbipopullimi, ndotja dhe eksplorimi i minierave janë vetëm disa nga fatkeqësitë që por shkatërrojnë planetin tonë, raporton “Daily Mail”. Edhe pse pjesa më e madhe e botës ka në dispozicion sisteme për të riciklimin e mbeturinave, ndotja është bërë një problem i madh në mbarë botën. Kështu ishulli Java vuan një ndotje alarmante në ujërat e tij.
Në lidhje me këtë, organizata ka publikuar një foto në të cilën një surfist përballet me një dallgë të mbushur me mbeturina.
Megjithatë pjesa më e madhe e frikës lidhet me shkrirjen e barrierës së akullit Larsen, një platformë e madhe akulli, e lokalizuar në bregun lindor të Antarktidës. Sipas një studimi të ri të NASA-s akujt e saj mund të zhduken brenda kësaj dekade./DITA


























FAJTORE jane Miliarderet Multimilioneret dhe te gjithe Fabrikantet e Industrise Rende ,Metalurgjike , Naftes ,Textile , PVC , FARMACEUTIKA dhe Elektronike ne te gjithe globin
EDHE ATA QE PUNOJNE NE KETO FABRIKA GJITHASHTU
SI THUA?????!!!!!!!!!!!