FOTOT / Dy vitet më sfiduese të Erion Veliajt

Dita

Sot bëhen dy vite nga betimi i Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas katër viteve dremitje të paraardhësit të tij, për kryeqytetin nisi një epokë e re transformimi.

Unaza e Vogël, sheshi Skënderbej, Bulevardi i ri, Pazari i Ri, rikonstruksioni i çerdheve dhe i kopshteve, shkollat, rehabilitimi i këndeve të banimit ndërmjet lagjeve, rikthimi i çekut për bebet dhe për nxënësit e ekselencës,  janë vetëm disa prej projekteve prioritare në këto dy vite te Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, e cila u zgjerua si territor edhe me ish-komunat pas reformës administrative-territoriale.

Dy vite më pas, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar qytetarët e Tiranës për besimin që i dhanë, ndërsa thotë se këto dy vite kanë qenë më sfidueset në jetën e tij.

“Dy vite më parë, pas betimit e rregullimit të Sahatit, nisëm punën për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur me mbështetjen e secilit prej jush! Kanë qenë dy vitet më sfiduese të jetës time – ju jam mirënjohës nga zemra!”, shkruan kreu i Bashkisë Veliaj.

 

Share This Article
1 Comment
  • Per moshen qe kam, veshtire t’a vizitoj TIRANEN,qe po mrekullohet cdo dite ! Do ta blija me kenaqesi nje Album me Fotot e mesiperme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *