Pavarësisht tërheqjes nga politika, Fatos Nano mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të saj, ndërsa bashkë me bashkëshorten e tij të dytë, Xhoanën vijojnë të jenë prezentë në media, sa herë shfaqen në publik.
Por sot, ish-fotografi zyrtar i Protokollit të Shtetit, Meksi Xhufka, tashmë në pension, ka nxjerrë nga arkivat e tij dy foto nga darka e martesës së çiftit Nano, më 8-9 nëntor 2002, që u zhvillua në Golem të Durrësit.



Bëhet fjalë për disa foto ku Xhoana mban ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë pjepri, por edhe një të zi. Mësohet se fustanin e bardhë ajo e ka veshur vetëm për ceremoninë kishtare.
