Foto: Nga dhuna në Karakas tek plagosja e gazetarit në Venezuelë

DITA Online

Këto janë 20 fotografitë e javës – Nga dhuna në Karakas, tek situata pas bombardimeve në Sri Lanka, demonstrata në maratonën e Londrës dhe në Ditën e Punëtorëve në Evropë, gjithçka e dokumentuar nga fotoreporterët më të mirë në botë.

Negombo, Sri Lanka

Një i afërm i viktimave nga shpërthimi bombës gjatë Pashkëve, fshin lotët duke u lutur në varret e tyre.

Fotograf: Manish Swarup / AP

Caracas, Venezuelë

Një anëtar i rojës kombëtare bolivare, i cili është bashkuar me kreun e opozitës dhe presidentin e vetëshpallur Juan Guaido, përpiqet të zmbrapsë forcat besnike ndaj presidentit Nicolás Maduro.

Fotograf: Federico Parra / AFP / Getty Images

Cucuta, Kolumbi

Njerëzit përpiqen të mbrohen pas kangjellave, ndërsa disa të shtëna janë drejtuar pranë urës Simon Bolivar në kufirin midis Kolumbisë dhe Venezuelës. Fotografia: Luisa González / Reuters

Antrim, Irlanda e Veriut

Policët mjekoligjorë kontrollojnë stacionin e karburantit të Nutt’s Corner pas një përpjekjeje për të vjedhur një ATM, vjedhja ose tentativa e 15-të për grabitje në provincë këtë vit. Fotograf: Charles McQuillan / Getty Images

Seul, Koreja e Jugut

Yuuka Hasumi dhe Ibuki Ito, 17-vjeçaret nga Japonia, performojnë në një festë të organizuar nga Acopia, një shkollë përgatitore që u ofron të rinjve japonezë mësime në stilin K-pop. Fotograf: Kim Hong-Ji / Reuters

Londër

Vrapuesi britanik Hayley Carruthers zvarritet në vijën e finishit, në fund të garës së femrave elitë gjatë maratonës vjetore të 39-të, të qytetit. Fotograf: Alastair Grant / AP

Merzouga, Marok

Një konkurrent merr pjesë në fazën e dytë të garës çiklistike malore me biçikletë “Desert Titan 2019”.

Fotograf: Franck Fife / AFP / Getty Images

Gaza City

Një djalë luan futboll pranë një muri të pikturuar nga artisti palestinez Ali Al-Jabali mbi mbetjet e një ndërtese që u shkatërrua pjesërisht gjatë luftës së vitit 2014 midis Izraelit dhe Hamasit.Fotograf: Hatem Moussa / AP

Gaza City

Djem të rinj krijojnë hije teksa praktikojnë aftësitë e tyre për rrëshqitje me patina dhe patinazh. Fotograf: Mohammed Salem / Reuters

Leonidio, Greqi

Njerëz që dekorojnë rrugën me qirinj brenda portokajve, në një ceremoni ortodokse lindore për të shënuar Pashkën. Fotograf: Aris Messinis / AFP / Getty Images

Brasilia

Një burrë indigjen qëndron nën një burim uji jashtë një ndërtese qeveritare, gjatë protestave mbi negociatat për të drejtat territoriale. Fotograf: Carl de Souza / AFP / Getty Images

Colombo, Sri Lanka

Një ushtar me një tub uji pastron shenjtëroren e Shën Anthonit pas shpërthimeve me bomba në të dielën e Pashkëve. Fotograf: Jewel Samad / AFP / Getty Images

Caracas, Venezuelë

Gazetari Gregory Jaimes ndihmohet nga kolegët pasi u plagosën në një ditë përleshjesh në rrugët e kryeqytetit. Fotograf: Federico Parra / AFP / Getty Images

Caracas, Venezuelë

Një kundërshtar i Presidentit Nicolás Maduro hedh një tymuese me gaz lotsjellës ndaj forcave qeveritare jashtë bazës ajrore La Carlota. Fotograf: Ariana Cubillos / AP

Yatta, Bregu Perëndimor

Trupat izraelite arrestojnë aktivistë gjatë një proteste kundër asaj që organizatorët thanë se ishte rrënimi i shtëpive palestineze në territorin e pushtuar. Fotograf: Mussa Issa Qawasma / Reuters

Cocullo, Itali

Një statujë e Shën Domenicos, e mbuluar me gjarpërinj, bartet nga të devotshmit gjatë një procesioni vjetor në rrugët e Cocullo, një fshat në rajonin Abruzzo. Fotograf: Filippo Monteforte / AFP / Getty Images

Planaltina, Brazil

Përkrahëset femra të bashkësisë fetare Vale do Amanhecer luten në kompleksin e tempullit. Komuniteti mban ritin më të rëndësishëm të vitit në ditën e punëtorëve, për të nderuar mediumet që pretendohen se komunikojnë me shpirtrat. Fotograf: Carl de Souza / AFP / Getty Images

Eccles Pike, Derbyshire

Kërcimtarët Morris performojnë në Eccles Pike në Derbyshire para lindjes së diellit, si pjesë e festivalit kelt të Beltane. Fotograf: Lindsey Parnaby / AFP / Getty Images

Paris, Francë

Një protestues i maskuar qëndron pranë një barrikade të djegur gjatë demonstratës së Ditës së 1 Majit në Paris. Policia speciale përhapi gazin lotsjellës ndaj demonstruesve radikalë midis dhjetëra-mijëra protestuesve, të cilët mbuluan qytetin. Fotograf: Anne-Christine Poujoulat / AFP / Getty Images

Berlin, Gjermani

Policia përdor sprajin e piperit gjatë një demonstrate të Ditës së Punëtorëve në Berlin, organizuar nga grupet majtiste. Fotograf: Hannibal Hanschke / Reuters

 

burimi: the guardian

Përgatiti L.Veizi/ DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *