FOTOT /E pabesueshme, zbulohet qielli nën Tokë

Elton Tafaruci

Këto imazhe janë reale. Shpella ndodhet në Zelandën e Re dhe këto imazhe tregojnë se vendi nën tokë është po aq i bukur sa në qiell gjatë natës.

Zona Waitomo është e njohur për shpellat e saj gëlqerore dhe në to rritet një nga insektet më magjike në botë, të quajtura Glow worms. Ato lëshojnë shkëlqim fosforeshent që ndizen në shpella duke krijuar një mjedis sureal.

Krimbat që shkëlqejnë ngjasojnë me qiellin e natës, megjithëse koha e ekspozimit të tyre mund të jetë shumë më e gjatë. Për të bërë këto imazhe, fotografit i janë dashur nga 6 deri në 8 orë në ditë, duke qëndruar në ujë të ftohtë në tabanin e shpellës.



Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *