Mediat botërorë kanë publikuar imazhet e para të lirimit të pengjeve në kryeqytetin e Malit, Bamako.
Sipas BBC-së, mes pengjeve kanë qenë njerëz nga 14 shtete të ndryshme të botës, pasi edhe hoteli i sulmuar ishte një vend që preferohej më shumë nga të huajt.
Kështu, mes pengjeve kishte algjerianë, gjermanë, belgë, kanadezë, kinezë, amerikanë, francezë, spanjollë, indianë, marokenë, senegalezë, rusë, turq dhe nga Bregu i Fildishtë.











