Pallati Mbretëror ka publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle.
Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “Ndihemi me fat”, duke i falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre.
“Duka dhe Dukesha e Sussex-it dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë që morën pjesë në festimin e dasmës së tyre të shtunën. Ata ndihen me fat që kanë mundur të ndajnë ditën e tyre të madhe me gjithë ata mysafirë në Windsor dhe të gjithë ata që e kanë shikuar dasmën përmes televizorit në gjithë Britaninë, Commonwealth dhe gjithë botën”, tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.
Në një foto shfaqet çifti me mbretëreshën Elizabeth dhe princi bashkëshort, Philipp, Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla, Doria Ragland (nëna e Meghan), princi William dhe kate Middletoon, princat e vegjël George e Charlotte dhe pjesëtarë të tjerë të mbretërisë.
Në një foto të dytë, bardhezi, shfaqet në plan të parë Harry e Meghan, të ulur në mënyrë romantike në një shkallë, me buqetën e luleve të parapëlqyera nga Diana.

Në foton e tretë, është çifti, si gjithnjë buzagaz, i rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore, bashkë-protagonistë të ceremonisë.

Fotot e çiftit u realizuan nga fotografi 42 vjeçar Alexi Lubomirski, mbrojtësi i fotografit Mario Testino, i cili ishte shumë i pëlqyer Princesha Diana.
a.s/dita
