FOTOT: Efektivët e Policisë Bashkiake shpëtojnë studenten tek Sheshi “Shqiponja”

Leda Hysa

 

Një tjetër rast emergjent në kryeqytet ka marrë zgjidhje falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Bashkiake.

Gjatë kontrollit rutinë, në Sheshin “Shqiponja” pranë terminalit ku nisen autobusët e jugut, u konstatua një studente e Shkencave të Natyrës, e cila ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Menjëherë efektivët e Policisë Bashkiake të cilët ishin me shërbim në atë zonë dhanë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

Janë me dhjetëra raste të ngjashme me të cilat përballet Policia Bashkiake çdo ditë në punën e saj.

Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo.

Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *