Këto foto të DITA-s paraqesin dy kryepolicë të Shqipërisë jashtë uniformës.
I pari, në xhinse dhe bluzë të errët, është i sapopezulluari drejtor i Policisë së Shtetit Haki Çako, në një shëtitje familjare pranë digës së liqenit artificial në Tiranë. Akuzohet se ka lejuar përdorimin e paligjshëm të një pajisjeje përgjimi të sjellë për trajnim nga partnerët italianë.
Nuk dimë çfarë ka bërë Çako, por zyrtarisht është thënë se kjo pajisje nuk përgjon telefonat, por maksimumi gjen vendndodhjen e telefonit. Sqarojmë se nuk kemi përdorur të tilla aparate për ta gjetur Çakon te diga.
Tjetri është Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri në 2013-n. Ka hequr kostumin e uniformës policore dhe duket qartë që ka veshur kostumin e një P-je tjetër, pra të politikës. Këtu në një mbledhje të PD-së së fundmi, krah një tjetër shërbëtori të institucioneve të pavarura të shtetit, ish kreut të KQZ-së, Ristani, që ka veshur edhe ai kostumin e P-së dhe… D-së.
Nëse ju kujtohet, zoti Burgaj ishte ai që nuk lejoi arrestimin e gardistëve të akuzuar për 21 janarin nga prokuroria, sepse në tekstin e kërkesës së kësaj të fundit kishte gabime gramatikore që fyenin rëndë Kongresin e Drejtshkrimit.
Kjo besojmë se është arsyeja pse tekstet zyrtare të PD-së kohët e fundit, shkëlqejnë nga pastërtia e shqipes dhe përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit. / DITA






kini harruar Didin
i eshte rikthyer jetes se emigrantit ketu ne Amerike
ata qe i sherbejne shtetit kur ne fuqi jane mender “socialistet” keshtu katandisen
po pyesni pak ku jane Agron Kulicaj e Ndrea Prendi?
I pari miliarder nafte dhe i dyti sapo ka nxjerre ne xhiro fuoristraden e re.
Shkoni shikojeni te oborri i viles se tij tij ne Gjirin e Lalzit, pak metra larg shokut Sali
o gani Ua ti me shoke pas ti runi peshkun Didit,po kulicaj as 8-vjecaren nuk ka mbaruar eshte dru me pre ka zbrit prej mali me frena dore si puna e dhise,aq me keq burgaj,Rrespekte per Cakon profesionist…
ka nje dallim qe haki cako esht oficer kariere qe njeh vetem ligjin kurse kuliqi e burgaj jan oficera partie qe i sherbejn partise
O ti gazetaruci i pa emer.Ju me siguri mbrojtet edhe kryebashkkiakun e Kavajes po sigurisht pa vene emrin ,mbas pak ditesh do mbrosh kriminelet e tjer te rralles.