Mijëra qytetarë iu bashkuan festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, ku u mbajtën lojëra sportive, parada e fëmijëve, panaire produktesh vendase,akrobaci biçikletash etj.
Këto janë disa nga fotot e shkrepura prej BIRN.
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane .
Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.
Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

















