FOTOT / FESTIMET PËR LINDJEN E KRISHTIT NË TIRANË

redaktor

Qindra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar Krishtlindjet dhe janë lutur për më shumë paqe dhe mirësi.

Në kishën ortodokse mesha u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos, i cili tha  se e gjithë bota po përballet me varfëri, dhimbje dhe emigrim, ndaj në këtë ditë të shenjtë duhet të lutemi për më shumë paqe e dashuri të pastër mes njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të shenjtë festohet lindja e Krishtit. Në të gjitha familjet besimtare, përveç urimeve shkëmbehen edhe dhurata.

Mesnatën e së enjtes duke u gdhirë e premtja besimtarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit për të qenë më pranë me njerëzit e afërt.

Fotoreporteri i DITA-s, Klevis Janko nëpërmjet një kolazhi fotosh sjellë atmosferën e Krishtlindjeve në kryeqytet./DITA

12 10 3 4 5 6 7 8 9 20 11 12 13 14 15 16 17 18 19 22 21

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *