Nga Artan Lame
Miq,
Dje në një prej televizioneve kryesore të vendit, u transmetua një kronikë rreth problematikave të pritjes së qytetarëve në sportelet e ZRPP Korçë. Qytetarë që vinin që në mëngjes herët, qytetarë që ju duhej të riktheheshin të nesërmen, qytetarë që pasi merrnin përgjigje ju duhej të riktheheshin sërish pas disa ditësh.
E vërtetë.
Nuk ka asnjë vlerë të them këtu se sa përqind është përmirësuar shërbimi në sportele në krahasim me një vit apo 6 muaj më parë. Nuk ka asnjë vlerë të nxjerr shifra se sa ankesa kishte një vit apo 6 muaj më pare dhe sa më pak ka sot. Nuk zbrazet deti me lugë. Po e quaj të vërtetë kronikën.
Por përtej kësaj, ka edhe një të vërtetë tjetër. Po ju bashkëlidh këtu disa pamje prej hartografisë me të cilat punon zyra e Hipotekës Korçë. Janë letra, fotokopje të fotokopjeve të fotokopjeve të plansheteve që ka lënë Komandanti që në vitin 1986!!!
Kanë kaluar mbi 30 vjet që atëherë dhe, edhe pas tre dekadash, shteti shqiptar ju shërben qytetarëve me po ato copa letrash.
Ju kujtohet ajo shakaja e hidhur e Edi Ramës me atë vendimin e gjykatës që i binte prona në vrimë. E pra Korça është një shembull tipik i kësaj derexheje. “Korça zonjë” siç e quante Naimi. Korça e Rilindasve dhe e njerëzve të penës. Shihini vetë fotot që po ju nis se në ç’derexhe ja kanë katandisur letrat e veta.
Dhe kushdo që i sheh këto, e kupton se problemi i mullirit të hipotekës nuk është tek banaku, por tek vetë mulliri që është kur të thërret qameti, tek gruri që bluan që është i mykur e i kalbur. Deri tani kemi ndërruar mullixhiun dhe një pas një do ja ndërrojmë faqen edhe mullirit. Nuk është thjesht harta me vrimë, është shteti shqiptar që i është bërë një vrimë e madhe në dinjitetin e vet.
E them këtë, jo për t’u justifikuar. Aspak, thjesht për t’ju thënë gjithëve:
Qytetarë, SITUATA NE SISTEMIN HARTOGRAFIK TE REPUBLIKES ESHTE KATASTROFIKE.
Qytetarë, situata e ZRPP-ve është kapur në momentin e kapitullimit të plotë të këtij institucioni themeltar të shtetit.
Qytetarë, u deshën 30 vjet për ta katandisur zyrën e tapive të shtetit, sa s’ka ku ta zërë qeni. Do na duhen të paktën tre vjet tani që ta ribëjmë nga themelitë dhe, në krye të mandatit, t’u japim shqiptarëve një zyrë hipoteke të saktë, të besueshme, të dixhitalizuar dhe me hartografi moderne.
Në këta tri vjet do përpiqemi shumë, ndoshta do shohim edhe skena të tjera si ato të Korçës, por vullnetin për punë e kemi të plotë dhe besimin në mirëkuptimin tuaj e kemi edhe atë.








Justifikime pa kripe! Ti je arkitekt, artist koleksionist dhe intelektual, ndaj mos u bej ushtar apo mercenar i bindur ideopolitik dhe kundershtar i integritetit dhe personalitetit tend profesional e qytetar. Me vjen keq qe katandisesh duke u shperfytyruar nga presioni i politikes pragmatiste, e cila nuk le gjurme ne autoritetin human, profesional e artistik te njeriut kontempoan!
O Krist, shume fjale te medha perdore po hic gje the.
Kupton gje ti se cfare lemerie, pune kolosale eshte te besh ato harta?
Merru me ndonje pune tjeter, s’eshte per inteligjencen tend kjo.
O Petro inteligjenti ,a e di ti sa leke jane harxhuar nga shteti dhe privati ne emer te dixhitalizimit ? Shume leke,sa Google Map do to kishte zili.
Pese vjet bete muzeume dhe nje salle hartash ne qeveri dhe nuk bete dot hartat e vendit ne sherbim te popullit
human,kontemporan, pragmatist,ideopolitik,dixhitalistik,ti qeke nje tyryfyl,nje karabush.Sa te kete njerez te shtirur,bosha te llustruar me me kesoj glosash,ato harta rrecke do te mbeten