Këto shtëpi të çuditshme i thyejnë rregullat themelore të arkitekturës. Ato janë të ndërtuara me “kokë poshtë”.
Kur hyn në brendësi të këtyre shtëpive çdo gjë që do të shikoni aty është e kthyer me përmbys. Respektivisht tavani i shtëpive të zakonshme në këto ndërtesa të çuditshme luan rolin e dyshemesë. Këto lloje ndërtesash gjenden në Rusi, Kinë, Turqi, Brazil dhe janë një atraksion i vërtetë për turistët.

