FOTOT / Katër automjete aksidentohen në Tiranë

Dita

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Tiranë, në bulevardin “Bajram Curri”, ku janë përfshirë 4 automjete. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e urës që të çon në drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga përplasja e tyre, janë dëmtuar edhe dy automjete të tjerë, që ndodheshin të parkuar.

Nga ky aksident, nuk raportohen të dëmtuar. Megjithatë, aksidenti ka shkaktuar një bllokim të trafikut në bulevardin “Bajram Curri”.

 

13606823_598876473606593_997885475425801926_n Aksident1-620x350

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *