Një gjykatë në Britani ka dënuar me 17 vite burg në total 3 shqiptarët të cilët u kapën më kokainë dhe 178 mijë paund cash.
Operacioni është ndërmarrë nga policia në Stratford, në lindje të Londrës, ndërsa të arrestuarit janë shqiptarët Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç dhe Orjon Uku 22 vjec. Sipas policisë, banda shqiptare konsiderohen si kërcënim për Britaninë, njofton dailymail.
Shqiptarët u arrestuan teksa ishin duke dalë nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një BMË të parkuar. Njëri nga shqiptarët qëndroi 20 minuta duke biseduar me shoferin përpara se të nisej në këmbë.
Në kohën kur policia ndaloi dhe kontrolloi në makinë, gjeti 178 mijë paund si dhe rreth gjysmë kilogram kokainë të pastër si dhe disa dokumente të cilat dyshohet sa ishin falso.
Policia arrestoi shoferin Roland Vasija si dhe Algert Lamin, ndërsa Orjon Uku tentoi të largohej dhe u arrestua pak më vonë. Gjykata e Kingston Crown dënoi me 9 vite burg Algert Lamin, Roland Vasija u dënua me 2 vite, ndërsa Orjon Uku me 6 vite burg.





